
Rënia e flokëve tek femrat është një shqetësim që shihet më shpesh pas menopauzës megjithëse nuk do të thotë që edhe femrat nga adoleshenca e më tej mos të vuajnë nga ky problem. Për të saktësuar diagnozën kërkohet një kontroll i rregullt tek mjeku dermatolog pasi shpesh herë çështja mund të komplikohet në diagnoz…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Akne vulgaris ose siç njihet me gjuhën e popullit puçrat është një sëmundje e përsëritshme e gjendrave dhjamore të lëkurës. Është një sëmundje e shpeshtë dhe mendohet të ketë shumë faktorë të ndryshëm që shkaktojnë këtë problem. Në moshën e pubertitetit mendohet se një sërë faktorësh hormonal që ndryshojnë në atë periudhë janë shkaktari kryesor që gjendrat e dhjamit të punojnë më shumë sa duhet. Por kjo nuk do të thotë se ky problem ndodh vetë tek adoleshentët…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Nëse vuani nga plagët që ju krijohen shpesh brenda në gojë apo mbi buzë dhe ju pengoijnë të hani apo të flisni lirshëm dijeni se nuk jeni vetëm. Ky shqetësim shihet shumë shpesh pothuajse tek të gjithë njerëzit gjatë jetës së tyre.
Dy nga plagët më të shpeshta janë aftet dhe plagët në formë flluckash të krijuara nga virusi Herpes Simplex. Këto plagë mund të shihen tek të gjitha moshat. Megjithatë duhet bërë një dallim mes këtyre dy plagëve pasi trajtimi i tyre nuk është i njëjtë…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Çdo fije floku ka të ashtuquajturën jetëgjatësinë e tij. Këtu përfshihet një periudhë rreth 3 vjeçare (apo më shumë) aktive, pastaj një periudhë tranzicioni prej disa ditësh dhe së fundi një periudhë e tretë pushimi prej rreth 3 muajsh. Flokët rriten me 1/3 mm në ditë. Rreth 100 fije floku bien në ditë në mënyrë fiziologjike (normale). Rënia e flokut në mjekësi quhet alopesi. Megjithëse flokët tek njeriu nuk kanë ndonjë rol jetësor ata kanë një rol të rëndësishëm tek psikologjia e tij e sidomos tek femrat…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Striat janë disa vija të holla të ardhura si pasojë e çarjeve nën lëkurë gjatë shatzanisë, në adoleshencë apo gjatë rritjes së shpejtë të peshës trupore. Megjithëse nuk përben ndonjë problem shëndetësor zakonisht bëhet shkak për probleme kozmetike.
Është një sëmundje e shkaktuar nga lëndë të ndryshme që kontaktojnë me lëkurën tonë. Këto lëndë ndryshe quhen alergjente. Nëse personi i cili kontakton me to dhe është alergjik karshi tyre atëherë tek ai shfaqen kruajtje dhe fllucka të vogla të mbushura me ujë. Acidet, lëndët alkalite, tretëset, sapunët dhe detergjentët e fuqishëm nuk shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit. Këto lëndë tek lëkura e cilido personi shkaktojnë një reaksion dhe për këtë arsye quhen jo alergjent por irritues. Megjithatë disa lëndë të veçanta mund të jenë në përbërjen e tyre edhe alergjent edhe irritues.