ECHO është një mënyrë diagnostikuese shumë e sigurtë, e shpejtë dhe pa dhembje, për të gjitha organet e trupit. Nuk dallohen muskujt dhe kockat.
Si bëhet ECHO;
Do të shtriheni në shpinë në krevatin e vizitës dhe do të zbuloni zonën që do të ekzaminohet. Mjeku do të vërë në lëkurën tuaj një lloj xheli, që siguron një kontakt të mirë të lëkurës me sondën. Xheli përmban kryesisht ujë, nuk njollos rrobat dhe fshihet lehtë. Eshtë i domosdoshëm bashkëpunimi juaj me mjekun: do t’ju kërkohet të merrni frymë thellë, të mbani frymën si dhe të ndër-roni pozicion disa herë, nga njëri krah në tjetrin.
Anemia është te ulurit e hemoglobinës nën nivelin e njohur prej organizatës botërore të shëndetësisë sipas moshës dhe gjinisë. Keto kritere për meshkujt janë nën 13 g/dl, femrat 12 g/dl. Për fëmijët nga 6 muaj-6 vjec 11g/dl ndërsa nga 6-14 vjec nën 12g/dl.Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve…
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.
Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Poshtë moshës 3 vjeç dhe mbi 50 shihet rrallë. Shkaktarët mund të jenë virus ose bakterie.
Fillon me një rritje të temperaturës papritur dhe me ethe. Temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Ka dhimbje të fytit dhe si pasojë e prekjes prej inflamacionit edhe të muskujve të fytit vihet re dhe vështirësi në gëlltitje. Shoqërohet me dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
NË MOMENTIN E LINDJES :
Temperatura 36.5-37 c
Gjatësia 50cm
Pesha 3300 gr
Perimetri i kokës 35 cm
Pulsi 120-160 në min.
Tensioni 80/50 mmHg
Numri i frymëmarrjes 30-40/ min
PESHA :
Në muajin e 5 dyfishohet
Në muajin e 12 trefishohet
Në muajin e 24 katërfishohet
GJATËSIA:
Një vjeç rritet me 0.5 herë pra 75 cm
Katër vjeç dyfishohet
13 vjeç trefishohet
Duhet të sqarojmë se këto vlera janë mesataret [...]

Nxjerrja e një zëri të zhurmshëm dhe të bezdisshëm gjatë frymëmarrjes në gjumë quhet gërrhitje. Tek të rritur shihet më shpesh. Sidomos tek meshkujt e shëndosh. Nëse ndodh tek fëmija kjo me shumë mundësi vjen prej adenoideve.
Nuk ju zë gjumi dhe nëse zgjoheni nuk arrini të flini dot përsëri? Pagjumësia në gjuhën mjekësore quhet “insomnia”. Pagjumësia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisë. Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa dhe kohëzgjatja e tij. Tek të rinjtë shfaqen më shumë vështirësi në nisjen e gjumit kurse tek të moshuarit plus kësaj dhe zgjimi i shpeshtë natën krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetës shtojnë problemet e gjumit. Gratë kanë më shumë probleme në këtë drejtim. Sidomos gjatë shtatëzanisë apo gjatë menopauzës. Në fakt vështirësitë në fjetje krijojnë tek njeriu idenë se përsëri nuk do ta zërë gjumi dhe kjo veçse ia shton edhe më shumë problemin.
Uji i ftohtë nëse nuk pihet ngadalë atëherë ai ndikon direkt tek funksioni i djersitjes duke bërë që trupi të humb më shumë ujë dhe minerale me anë të avullimit. Kështu që për tu mbrojtur prej ndikimit të ujit të ftohtë pijeni ujin me ndërprerje ( për rreth 1 minutë) jo me një here të vetme. Gjithashtu nuk duhet harruar se vendin e ujit nuk e zë asnjë lloj tjetër pijeje. Mirë është që para gjumit , pas tij dhe pas buke të pihet një gotë ujë.