Gurët në veshka janë një tjetër faktor për rritjen e këtyre infeksioneve si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Bllokimet e krijuara prej tyre dhe mikrotraumat bëhen shkak infeksioni.
Pas lindjeve të shumta mund të ndodh një gjendje e quajtur cistosel (lëshimi posht I fshikzës së urinës), një tjetër faktor ky për infeksion.
Edhe infeksionet vaginale të kaluara apo ndërhyrjet kirurgjikale të kësaj zone mund të shakatojnë ngushtim të uretrës dhe më pas infeksion…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Në çdo 5 gra 1 prej tyre në jetën e saj të paktën një herë ka kaluar një infeksion të rrugëve urinare. Megjithëse këto infeksione janë të lehta për tu kuruar nëse lihen pas dore mund të shkaktojnë probleme serioze me veshkat. Këto infeksione kanë dhimbje, bëjnë që personi të nxitojë për në banjë dhe kur vete mezi zbrazet dhe ka diegie të urinës…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Bronshiti akut është një sëmundje infektive e rrugëve të frymëmarrjes të quajtura bronshe. Këto rrugë gjatë kësaj sëmundjeje fryhen dhe fillojnë prodhojnë më shumë sekrecione. Këto sekrecione (sputumi, gëlbaza) dalin jashtë me kollë. Fryrja dhe enjtja e rrugëve të frymëmarrjes vështirëson marrjen e frymës dhe bën që gjatë dëgjimit me stetoskop të dëgjohen disa zëra specifik…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Transmetimi nëpërmjet gajkut bëhet gjatë transfuzionit të gjakut apo nëse gabimisht çpohesh me gjilpërën apo bisturinë e përdorur më parë nga një i infektuar. Mund të transmetohet seksualisht apo gjatë bërjes tatuazh. Apo gjatë përdorimit të njëjtë të briskut të rrojes apo furçës së dhëmbëve tët të infektuarve. Mund të transmetohet prej nënës gjatë lindjes (nëse dihet që nëna ka qenë me hepatit B bebit i jepet imunglobulin dhe vaksinohet). Kujdes edhe me pështymën.
Është një virus ARN-je dhe shkakton infeksion akut të mëlçisë. Zakonisht kalohet gjatë fëmijërisë rreth muajve 6-12. Shenjat Shfaqen rreth 15-45 ditë pas marrjes së virusit. Bëhet shakk epidemish. Nganjëherë mund të jetë fulminant(mjaft i dëmshëm) por në të shumtën e rasteve kalohet pa e kuptuar (asemptomatik). Fëmijët zakonisht janë anikterik ( pa zverdhje) kurse tek të rriturit shoqërohet me zverdhej (ikterik). Ngjitja bëhet me rrugë fekale-orale pra me ujin apo ushqimet e infektuara. Duhen larë duart dhe frutat apo perimet.

Gripi është një virozë pra një sëmundje shkaktari i të cilit është një virus me emrin influenza. Zakonisht shkakton infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Kontakti i afërt me të sëmurin është rruga më e shpeshtë e transnmetimit. Prandaj dhe si parandalim për gripin këshillohet larja e duarve pasi jo vetë të folurit afër me të sëmurin por dhe dhënia e dorës është një mënyrë e ngjitjes së kësaj sëmundjeje.