Hepatosteatoza apo siç njihet dhjamosja e mëlçisë do të thotë grumbullimi i yndyrnave më tepër se ç’duhet në mëlçi. Është një problem që vihet re shpesh në shoqëri. Në fakt është një reaksion që tregon trupi kundrejt dëmtimit të mëlçisë. Disa prej arsyeve janë:
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.
Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike.
Në krahasim me ulçerën ka një dëmtim më sipërfaqësor por edhe mund të depërtojë më thellë në shtresat e qelizave të stomakut…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Hepatit në kuptimin mjekësor d.m.th inflamacioni i mëlçisë. Megjithëse shkaku më i shpeshtë janë infeksionet virale përsëri ka dhe shkaqe të tjera të hepatitit. Nëse ky proçes inflamacioni (ku përfshihet shkaktari dhe qelizat mbrojtëse të trupit bashkë me lëndët që prodhojnë) është i menjëhershëm dhe i fuqishëm atëherë merr emrin hepatiti viral akut e nëse zgjat mbi 6 muaj merr emrin hepatiti viral kronik.

Detyra e stomakut është që ushqimet ti zbërthejë, depozitojë dhe t’i transportojë për tek duodenumi (zorra 12 gishtore). Këtë detyrë e kryen me anë të lëvizjeve dhe lëndëve që sekreton. Pasi ushqimi hyn në stomak ashtu sikurse dhe në zemër edhe këtu ka një vend i cili prodhon impulse elektrike. Që këtej prodhohet një impuls në çdo 8-10 sekonda dhe si pasoj ndodh kontraktimi i muskulit të stomakut. Kjo dallgë e krijuar përçohet drej zonës së quajtur ‘’pilor’’. Kjo quhet lëvizje peristaltike. Këto lëvizje janë aq të fuqishme sa mund ta mbyllin komplet hapësirën e stomakun. Stomaku pasi e ka zbrazur ushqimin që kishte zvogëlohet. Në të ngelet një sasi lëngjesh prej gati 50 ml.
Dieta: Së pari duhani duhet ndaluar sidomos nëse pi shumë. Duhani vonon shërimin dhe shton përsëritjen e ulçerës. Nuk duhen përdorur ilaçet që më sipër thamë që janë shkaktar. Duhet ndaluar përdorimi i alkolit pasi thyen rezistencën e mukozës mbrojtëse të stomakut. Ndërsa për një dietë fikse sipas të rejave të fundit nuk mund të flitet. Mirë është që dieta të individualizohet. Nëse i sëmuri ndihet keq nga një lloj ushqimi le ta lëj atë. Përdorimi i qumështit nuk është dhe aq i dobishëm bile ka dhe të dhëna më të fundit se piperi, turshia, yndyrnat dhe ushqimet acidike nuk janë dhe aq të dëmshme sa mendohej. Megjithatë mendimi im personal është të ruheni sa të mundeni prej këtyre lloj ushqimesh derisa të vërtetohen plotësisht këto lloj kërkimesh.