www.Gazi-Birdman.Page.TL
 
gazi-birdman.page.tl
birdman  
  Hyrie
  FAZA DASHURIE
  HITET E MUAJT
  Cili eshte ndryshimi midis nje hackeri dhe nje crackeri
  ANTI VIRUS
  COUNTER
  PSIQIK-A
  XHITH QKA PER PC
  MSN PASWOR-T
  WINDWOS XP SHQIP
  BARCOLETA
  NiCKA PER MSN
  JETA DHE VDEKIA
  FUNDI I BOTES
  WEBA PER MUZIK
  100 PROGRAME
  dowllado 100 kenget ma 3
  ZBULIME TE REJA
  BOTIMET E IAVES
  SEKSI
  MARKETING TE FIRMAV
  DOWLLADO SKYPE
  PYTJE TE Dryshme
  FOTO VETURASH
  PROGRAM SE SI ME BON VIDO XHAT BISEDES
  BIRDMAN MUZIK VIDEO
  HiTET EDITES
  HITET E JAVES
  ROCK SHQIP
  HIP HOP
  LOJRA
  DREQ FOTOGRAFI
  DOWLLADO 4 LLOJ MSN
  DOWLLADO DJ
  DOWLLADO ANTI VIRUSA
  XHITH QKA RRETH TV
  NEWS
  Download NVIDIA
  DOWLLADO KUIZ
  DIQKA PER AIPIT
  EKONOMI
  VIP
  SHENDETSI
  TEKNOLOGJI
  ASTROLOGJI
  SPORT
  MULTI MEDIA
  FILMA
  CONTER STRUKE DOWLLAUD
  GALERIA
  2PAC
  EMINEM
  USHER
  50CENT
  MAJKELL XHEKSON
  ADELINA ISMALI
  GENTA ISMALI
  ZANFINA ISMALI
  JEHONA SOPI
  NORA ISTREFI
  MARIA KERY
  UNIKKATIL
  PRISHTINA
  ADEM JASHARI
  GJRTGJ KASTRIJOTI SKENDERBEU
  ANKANDE-TENDERA(3)
  AUTOMJETE-VETURA (85)
  AVUKATORIA
  FIRMA TE KOSOVES (11)
  LAPTOP NOTEBOOK
  DELL
  COMPAQ
  DOWLLADO PROGRAMIN E CAMERES
  DOWLLADO WINAMP
  DOWLLADO ARESI-N
  TV ON MY PC
  TV PLAYER
  DRIVERS
  AGES MP3
  KICK BOX
  FJALOR GJERMANISH SHQIP
  CILA OSHT FEMRA MA SEKSI NE BOT
  BATISTA KIQER
  LUAN KRASNIQI
  BESIM KABASHI
  DOG
  2 KRISMAT E NATES
  BENI ECEN VETEM
  CIFTI I LUMTUR
  DORA E NGROHET
  DUL I HESHTUR
  ETJET E KOSOVES
  FIJE QE PRITEN
  FURTUNA
  GJENERALI MIGROFONI
  GJERGJ KASTRIJOTIT
  HIJET
  HIJET QE MBESIN PAS
  HERIZONTE TE HAPRA
  KOHA NUK PRET
  KTHIMI I USHTRIS SE VDEKUR
  JANARI 2008
  FILMA SHQIP
  UQK VIDEO
  NOKIA
  SAMSUNG
  MOTOROLA
  SAGEM
  SHARP
  SIMENS
  FIRMA BEKO BON REKLAMIN
  DERMATOLOGJIA
  GASTRONENTEROLOGJIA
  INFEKSIONET
  KIRURGJIA
  ON KOLOGJIA
  PEDIATRIA
  STOMATOLOGJIA
  DIETA
  GJINEKOLOGJIA
  KESHILLA
  NJOHURI
  ORTOPEDIA
  PSIKIATRIA
  UROLOGJIA
  FOTO ARKIVA
  VIDEO ARKIVA
  TV PANORAMA
  DOSIER
  SPEKTAKER
  OPINJONE
  KRIME NE ITERNET
  DOWLLADO SPYWARE
  TESTESTED SPYWARE FREE
  NERO 8.3.6.0 DOWLLADO
  KRIJO IKONA
  KRIJO TESTE
  KRIJIME ARTISTIKE
  KOHA E KOMETES
  LIGJERATA ISLAME
  NJERZ EDHE FATE
  GEZUAR 2009
  FOTO PER MSN
  TEATER
  HERESKOPI 2009
  DERGI SMS FALAS
  SHIT BLERIET E VETURAV MATORAV ETJ
  FJALOR NE 48 GJUH
  VIDEO EGLISH
  SHKARKO NGA YOUTUBE
  SHKARKO PROGRAMA
  YOUTUBE KERKO
  KAQUSHA THAQI
  DOWLLADO 7 PHONE
  SHENIME PER KUPJOTORIZEM
  PRISH PC-N
  JA NI TRICK PER MSN
  PER TI HEK VIRUSAT PREJ PC-S
  SHKRUJE EMRIN TEK ORA NE PC
  SI TE DIKTONI PASVORTA
  THE 1 EMAIL (ALLS TIP HACK E-MAIL)
  HYRI DIKUIT NE PCN PREJ MSN-S
  100% PER MI HY DIKUIT NE PC
  CC WALIDE MERRNI
  PROGRAM PER ME INGJIZU
  BONE PCN TUAJ TE FILLOJ EDHE TE MBAROI ME BISMILAH
  SMS FALAS
  WIDWOS XP FOR PSP
  SHERBEN PER PASTA TE EMAILAV
  FILMI NEN TOKA
  SI MU RIXHISTRU NE 3JAM
  THONJE NGA UNE Gazi
  GJITH QKA MBI FAREN EZEZ
Mir se erdhet ne Birdman-Gazi@msn.com
BOTIMET E IAVES


Botimet e reja te javes
Artikuj te tjere tek Revista:

Për herë të parë studentët dhe lexuesi shqiptar do të jenë të njëkohshëm dhe bashkëkohorë në lexim me lexuesin botëror të më se 30 gjuhëve ku janë përkthyer këta libra. Librat e këtij gjerdani janë paraqitur sipas kronologjisë së shfaqjes së ideve, përfaqësimeve të shkollave filozofike dhe evidentimit të personaliteteve më të shquara. Bëhet fjalë për 50 tituj, mes të cilëve do të përmendim: Filozofia (vështrim i përgjithshëm), Filozofia Antike, Sokrati (jetëshkrimi dhe idetë), Platoni, Aristoteli, Mesjeta (vështrim i përgjithshëm), Tomas Akuini, Rusoi, Dekarti,

Spinoza, Makiaveli, Hobsi, Loku, Shopenhauer, Niçe, Vitgenshtejn, Kierkegard, Haideger, Frojd, Jung, Sartri, Habermas, Rasëll, Derida, Filozofia Politike (vështrim teoritik mbi idetë dhe lëvizjet), Psikologjia, Antropologjia Shoqërore, Socializmi, Kapitalizmi, Globalizmi, si dhe mjaft tituj të tjerë. Kjo seri leximesh brenda vitit 2008 do të vijojë të zgjerohet me botime mbi demokracinë, globalizmin, historinë, shkencat humane, artin dhe besimin.

Titulli: Ngushëllimet e filozofisë

Autori: Alain De Botton

Përktheu: Erion Kristo

Çmimi 600 lekë

Nëse keni vendosur të lexoni një libër të vetëm filozofie, le të jetë ai ky që mbani në duar. Pa hyrë në misteret e  labirintet e filozofisë, ju do të kuptoni disa përse që i keni pasur gjithherë në mendje. Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe. Ky libër është i pasur me ilustrime dhe shembuj, është një perlë që bën pjesë në koleksionin e stolive të serisë “Lexime filozofike”, seri që synon t’jua bëjë të dashur dhe të afërt Filozofinë, këtë “dashuri për dijen”.

Titulli: Arthur Schopenhauer

Autori: Christopher Janawy

Përktheu: Albana Kozeli

Çmimi 600 lekë

I drejtpërdrejtë, me paraqitje moderne, një skicim elegant... i përsosur për t’u mbajtur pranë në çastet e lira. Një ide shumë e mirë. Ky vështrim filozofik mbi Shopenhauerin është një konceptim i ri për të kuptuar dhe depërtuar te filozofët.

Titulli: Aristoteli

Autori: Marjorie Grene

Përktheu: Çelo Hoxha

Çmimi 600 lekë

Portreti i filozofit në këtë libër vjen përmes citimeve autentike, dhjetëra komente të autorëve të ndryshëm klasikë dhe bashkëkohorë, si dhe një bibliografie tejet të pasur, si shpjegim dhe plotësim i opusit të pafundmë të këtij filozofi që ndikoi më shumë se gjithçka tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor, që nga Rilindja Evropiane deri në ditët e sotme.

Titulli: Hegel, fenomenologjia e shpirtit

Autori: Ralf Ludwig

Përktheu: Valentina Kazanxhi

Çmimi 600 lekë

Ky libër nuk është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhim të druajtur të mendimit të fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të kuptojë gjithnjë e më shumë

Titulli: Krishterimi, Judaizmi, Islami dhe mendimi perëndimor

Autori: France Farago

Përktheu: Bajram Muça

Shtëpia botuese: Lira

Çmimi: 1200 lekë

Krishterimi ose "fryma" e popujve evropianë

Në një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj që Hegeli do ta quante fryma e popujve evropianë. Krishterimi ishte fati i kontinentit tonë. Me trashëgiminë e Romës, Athinës e Jerusalemit, që e transmetoi jo pa e ndryshuar thellësisht, krishterimi i përpunoi peizazhet e Evropës dhe në shumë pikëpamje mbeti pavetëdija e mendimit të saj, madje e vetë racionalitetit të saj. Për më tepër, përcaktimi dogmatik i doktrinës së krishterë, ngjalli si reaksion një shpirt kritik, një nevojë për të shqyrtuar, që asnjë qytetërim tjetër s'e ka njohur gjer më sot. Vetë moderniteti, që nuk e lufton më krishterimin, por e injoron krenarisht, është stampuar megjithatë, sipas kallëpit të tij. Ky modernitet nuk mund të kuptohet jashtë referencës së vet, d.m.th. jashtë traditës së cilës i është kundërvënë, që të mundë më pas, të ngrihet mbi të. Në gjirin e një kulture medituese, në kohën e inventarizimit dhe regjistrimit të pasurive kulturore, kohë që gjithmonë i paraprin zëvendësimit të një bote të vjetër...

Titulli: Panteoni e simbolika (Doke e kode në etnokulturën shqiptare)

Autori: Mark Tirta

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore

Etnokultura është një univers ku, sado të kërkosh, të qëmtosh në vlerat e saj, përsëri do të mbeten dhe shumë mistere të tjera pa u njohur, pa u zbërthyer deri në thellësitë e tyre të brendshme. Shumë herë, në të njëjtat dukuri pasqyrohen epoka të ndryshme, sisteme të ndryshme, mendësi e besime të ndryshme, të shkrira në bashkësi të caktuara, të shprehura përmes simboleve, përmes dokeve e kodeve të caktuara. Kështu ndodh me vlera të kësaj natyre në përgjithësi, këtë e vërejmë dhe në etnokulturën shqiptare që është bërë objekt studimi në disa aspekte, në këtë libër. Këtu po paraqiten një seri dukurish të etnokulturës, trajtuar si tema të veçanta, në vështrim më të gjerë a më të ngushtë, me shtrirje mbarëshqiptare, ose disa dhe me kufizime brenda krahinave të veçanta, por edhe këto, në disa vështrime, me krahasime ndërkrahinore. Ka në këto shqyrtime dhe krahasime ballkanike, evropiane, mesdhetare. Çështjet janë trajtuar sipas natyrës së tyre, më gjerë a më ngushtë, në sqarimin e disa dukurive të caktuara, duke hyrë në rrënjët e tyre me fillesë në kohë të lashta; është sqaruar, për aq sa ka qenë e mundur, dhe rruga e evolucionit të tyre, ndryshimet e ndodhura nga koha në kohë, me shtesa, me ndryshime, me shkrirje bashkë të disa dukurive. Zbërthimi i disa fytyrëzimeve, i disa simboleve, mbështetur në burime të ndryshme, empirike e teorike, ka qenë një nga synimet themelore në këto trajtesa ku zbulohen të fshehtat e ndryshme të tyre. Këto na shfaqen përmes copëzave të miteve, të besimeve, të simboleve, të ritualeve. Nganjëherë në to zbulohen skenarë mitiko-ritualë si mbetje që vijnë nga kohët..

Prof. dr. Mark Tirta, etnolog, është lindur në Orosh të Mirditës, më 21 maj 1935. I mbaroi studimet në universitetin e Shkodrës e të Tiranës për histori-gjuhësi, më 1957-n. Krahas punës në arsim, është marrë dukshëm me studime në fushën etnokulturës: mbledhje materiali etnografik e folklorik, zbulime e studime të qendrave të reja arkeologjike të Arbrit Mesjetar, po kështu dhe kulturë ilire, etj. Ishte ai që ngriti një muze në Rrëshen (1967). Mbledhës i toponimeve, antroponimeve, fjalëve të ndryshme, është autor i një fjalori me 6500 toponime të Mirditës. Si rrjedhojë e kësaj pune kërkimore, më 1968-n emërohet etnolog profesionist në Tiranë, në Institutin e Histori-Gjuhësisë, dega e etnologjisë, (tani Instituti i Kulturës Popullore i Akademisë së Shkencave, Tiranë), punë që vazhdon ta kryejë edhe në ditët e sotme. Ka shkruar mbi 300 punime shkencore e kulturore në fushë të etnologjisë shqiptare e më tej, kryesisht nga temat, si mitologji e besime, migrime të shqiptarëve, por është marrë dhe me temat,si familja, arti popullor, e drejta kanunore, jeta sociale e fshatarësisë, veshjet popullore, toponimet në vështrim etnologjik, probleme të zhvillimit krahinor e etnik të shqiptarëve, histori e etnologjisë e njerëzve të shquar, kritikë e bibliografi. Jo pak punime të këtij etnologu janë botuar në gjuhë të huaja, madje dhe në disa revista e periodikë prestigjiozë shkencorë në botën e jashtme. Ka bashkëpunuar në bërje të veprave madhore, si: "Qytetërimi ballkanik" nën kujdesin e UNESKO-s; po kështu në "Atlasi i vendeve danubiane", drejtuar nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore, në Vjenë; në botimet madhore të Shqipërisë: "Fjalori enciklopedik shqiptar", "Veshjet popullore shqiptare", "E drejta kanunore shqiptare", etj.

Titulli: Dëshirë përsosmërie

Autori: Gladiola Busulla

Poezi

Botimet:AlbaPaper

Çmimi: 300 lekë

Të konsumuar nga dashuria, vuajtja,/dyshimi/ për ne e sotmja bëhet nesër,/ njëlloj si dje...

Dilema e çdokushme e shtrirë brenda kohës dhe e "ngjizur" me dashurinë, pritjen, atë që iku... E tillë është poezia në nevojën për të shprehur dhe dëshirën për të kuptuar. Dhe Gladiola Busulla vjen mes kësaj "ëndërritjeje", "pëshpërime" ndjesore të përditshme, të kohshme, e të tejgjendur në çdokohësi. E lindur në Durrës, më 1983, Busulla ka mbaruar studimet në UT për gjuhë-letërsi në vitin 2005. Ky është vëllimi i saj i parë poetik.

Titulli: Mbreti i hajdutëve

Autori: Cornelia Funke

Përktheu: Erza Cermjani

Roman

Shtëpia botuese: Dudaj

Çmimi: 750 lekë

Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsten, Westfalen. Pas diplomimit ajo punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi.

Ka shkruar më shumë se 20 romane dhe libra të ilustruar

për fëmijë, libra të kthyer në 'bestseller'. Romanet "Mbreti i hajdutëve", "Zemër e ngjyrosur" dhe "Kalorësi i Dragoit" edhe janë ekranizuar.

Mirë se erdhët në Venecia, aty ku mes kanalesh të errëta dhe pallatesh të rrënuara, mund të gjejë një strofkë të sigurt kushdo që dëshiron të zhduket. Prosperi dhe Boja, jetimë në arrati nga dy xhaxhallarë që duan t'i ndajnë, fshihen në qytetin magjik mbi ujë, ku takojnë një bandë djelmoshash, që jetojnë në një kinema të braktisur. Ata i shërbejnë Scipios: inteligjent e misterioz, ai është Mbreti i hajdutëve, që kujdeset duke iu siguruar mbijetesën shokëve, falë vjedhjeve të tij të hatashme. Pa hezituar aspak, Prosperi dhe Boja bëhen pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme, duke u përfshirë në një aventurë që do t'ua

ndryshojë një herë e përgjithmonë jetët e tyre. Një histori e rrëfyer mrekullisht, plot aventurë dhe intrigë. Një lexim për t'u përpirë nga të rritur dhe fëmijë.

USA Today

Titulli: Dino-shtegtari i portës sublime (Piktori i madh me origjinë shqiptare)

Autori: Luan Rama

Shtëpia botuese: Globus R.

Çmimi: 600 lekë

Paris, "Galerie Vieille du Temple":

Në fytyrën e tij plot rrudha jeta ka shënuar gjithçka: bredhjet boheme, ekzilin e gjatë, nostalgjinë përvëluese, kërkimin në universin e modernitetit. E veçanta, origjinalja, modernia në linjë, ngjyrë e formë. Gjithnjë kërkimi në alfabetin e krijimit. Ajo që besoi në trajektoren e utopisë, që ndaloi para enigmës së thelbit njerëzor dhe që kapërceu pragun për të parë se ç’kishte përtej. Abedini kthen kokën nga unë dhe më tregon një kompozim me qindra portrete vizatuar brenda tij. Është lumi njerëzor që shkon... Dhe pastaj ai shton: "Sigurisht, shumë shpejt do të vij"! Është zëri i tij me dëshirën për të ardhur dhe ekspozuar në Shqipëri...

Titulli: Në udhëkryqet e kohës

Korrespodenca Paris-Tiranë

Autori: Luan Rama

Shtëpia botuese: Globus R.

Çmimi: 600 lekë

Shkrimet e kësaj përmbledhjeje janë një pjesë e eseve dhe artikujve të ndryshme të botuara në shtypin shqiptar në periudhën e viteve 2006-2007. Një korrespondencë nga Parisi, gjithnjë në itinerarin Paris-Tiranë. Të jesh larg dhe afër atdheut tënd, të ndjekësh lajmet e Shqipërisë e të Ballkanit, të përjetosh ngjarje të shumta dhe të vëzhgosh botën në qerthullin e vet të zhurmshëm - ky është shqetësimi dhe objekti i këtij libri. Në metropolet e mëdha të Evropës, korrespondentët janë të shumtë. Shqetësimet tona pikëtakohen në kërkimin e së vërtetës, në zërin e protestës dhe optimizmin e një të ardhmeje më të mirë. Të shkruash për ngjarje të mëdha dhe jetë njerëzore, të kërkosh të deshifrosh domethënien e historisë, të ndalesh në kryqëzimin e dialogut të kulturave dhe të qytetërimeve, kjo është sa pasionante aq dhe e vështirë...

Titulli: Gur

Autori: Fatos Baxhaku

Botimet: Papirus

Çmimi: 1000 lekë

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur. Këtë kishin parasysh botimet "Papirus" kur menduan që me anë të këtij libri të nisin një iniciativë të re: krijimin e një biblioteke më vete, e cila shpreson të shtojë pak nga pak në raftet tuaja të librave përshkrime udhëtimi, reportazhe, vende pak të njohura dhe personazhe, që në shtypin e deritanishëm kanë pasur pak shanse që të njihen nga publiku i gjerë. Biblioteka është pagëzuar "Udhëkryq" për nder të një vendi të njohur në një lagje të vjetër të Shkodrës. "Shqipëria është një vend i vogël", kjo shprehje na është ngulitur fort në kokë që prej shumë kohësh. Nëse do të lexoni botimet e kësaj biblioteke, me siguri do të ndryshoni mendim.

Papirus

"... Sikurse do ta vini re, në pjesën e parë të

këtij vëllimi përmenden shumë personazhe nga Veriu në Jug. Janë pikërisht këta brumi i vërtetë i këtij libri. Këta më kanë pritur me mirësinë e njerëzve të thjeshtë, pa u shtirur, pa bërë poza të tepërta dhe kanë ndarë me mua jo vetëm kafshatën e tyre të thjeshtë, por edhe hallet e historitë e tyre. Më kanë konsideruar njësoj si vëllain apo djalin e tyre dhe kjo ma ka mbushur zemrën me gëzim

edhe në ditë të trishta. Ky libër, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përqafim i madh me ta..."

Fa.Bax.

Marre nga : Gazeta Metropol


Zero-Revistë Kompjuteri
Edialtour
Artikujt me te fundit:
Virusi: Krahasova Adelën me Nënë Terezën se më erdhi në majë të hundës
Basri Shala, analisti i studios së Big Brother, flet për historinë e n ...
Si te ndihmosh nje shoqe ne gjendje depresive!
Nuk eshte dhe aq keq apo Gjerat do te shkojne per mire jane ndoshta fr ...
Marihuana lufton kancerin ne tru
Marihuana shkaterron qelizat kancerogjene. Perberesi kryesor i hashash ...
Reality Record ne Rusi; 15 banore, 5 vjet nen vezhgim
Reality Record ne Rusi, ku 15 persona pergjohen 24 ore ne 24 prej pese ...
Ja pse macet kane 7 shpirtra
Rezistenca ndaj semundjeve, incidenteve dhe aftesia per te mbijetuar n ...
WebDate - Meet Boys and Girls

birdman-gazi  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free