Sindromi i vezoreve policistike (PCOS)karakterizohet nga një sërë kistesh të vogla, nga probleme hormonale dhe nga zmadhim i vezoreve. Ende nuk i dihet shkaktari por mendohet që ka të bëjë me një rezisencë që has insulina në zonat periferike…
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.
Në ditët tona janë të rralla problemet e infertilitetit që nuk kanë zgjidhje.Kësaj i thonë sterilitet. Me rritjen e teknologjisë edhe mundësitë janë rritur. Gjëja e parë që duhet bërë kur një çift kontakton me mjekun është një kontroll i imët i të dyve sepse problemi mund të jetë tek organet gjenitale por mund të jetë edhe ndonjë sëmundje tjetër.Kurimi ndryshon sipas shkakut…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të quhet dështim. Rreth 15 % e shtatzanive përfundojnë me dështim. Një pjesë e tyre ndodhin aq herët sa që një pjesë e grave as që e kuptojnë se po dështojnë. Pjesa më e madhe e dështimeve ndodh para javës së 12-të…
Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.
Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë e sidomos nga muajt 4-6. Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës. Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem…
Për më tepër klikoni mbi titull.
Sindromi paramenstrual është një seri shenjash apo ankesash psikologjike dhe fizike të cilat fillojnë rreth një javë para menstruacionit dhe zgjasin deri në fillimin e tij. Fillojnë shqetësimet që 7-10 ditë përpara menstruacionit dhe me ardhjen e tij pakësohen derisa humbasin. Shqetësimet nganjëherë janë aq të mëdha saqë ndikojnë direkt tek jeta socilae e femrës. Rreth %80 e femrave kanë shqetësime të tilla.
Pyetje: Une jam shtatzane javen e 6 hyj po po kam dhimbje fund te barkut anen e majt,dhimbjet jan nganjhere si therje, apo si te pime, edhe me shkon tani deri ne fund te kembes, po kam deshir me dite cka dot thot kjo a eshte normale gjate ketyre diteve , apo duhet urgjent me shku te mjeku, ju falenderoj, per pergjigjen.
Dhimbjet apo shqetësimet që shfaqen përgjat rrëzëve të kofshëve dhe në pjesën e fundit të barkut gjatë apo pak para menstruacioneve quhen dismenore. Mund të jetë primare ose sekondare.