Kanceri i gjirit në vendet industriale është rreth 10% pra në çdo 10 gra 1 preket prej këtij kanceri gjatë jetës. Për gratë 35-54 vjeç është shkaktari kryesor i vdekjeve. Duhet ta parandalojmë këtë kancer. Me një diagnostikim sa më të hershëm dhe me një kurim të duhur mund të arrihen përfundime të kënaqshme. Diagnostikimi i hershëm është vendimtar në këtë proçes.