www.Gazi-Birdman.Page.TL
 
gazi-birdman.page.tl
birdman  
  Hyrie
  FAZA DASHURIE
  HITET E MUAJT
  Cili eshte ndryshimi midis nje hackeri dhe nje crackeri
  ANTI VIRUS
  COUNTER
  PSIQIK-A
  XHITH QKA PER PC
  MSN PASWOR-T
  WINDWOS XP SHQIP
  BARCOLETA
  NiCKA PER MSN
  JETA DHE VDEKIA
  FUNDI I BOTES
  WEBA PER MUZIK
  100 PROGRAME
  dowllado 100 kenget ma 3
  ZBULIME TE REJA
  BOTIMET E IAVES
  SEKSI
  MARKETING TE FIRMAV
  DOWLLADO SKYPE
  PYTJE TE Dryshme
  FOTO VETURASH
  PROGRAM SE SI ME BON VIDO XHAT BISEDES
  BIRDMAN MUZIK VIDEO
  HiTET EDITES
  HITET E JAVES
  ROCK SHQIP
  HIP HOP
  LOJRA
  DREQ FOTOGRAFI
  DOWLLADO 4 LLOJ MSN
  DOWLLADO DJ
  DOWLLADO ANTI VIRUSA
  XHITH QKA RRETH TV
  NEWS
  Download NVIDIA
  DOWLLADO KUIZ
  DIQKA PER AIPIT
  EKONOMI
  VIP
  SHENDETSI
  TEKNOLOGJI
  ASTROLOGJI
  SPORT
  MULTI MEDIA
  FILMA
  CONTER STRUKE DOWLLAUD
  GALERIA
  2PAC
  EMINEM
  USHER
  50CENT
  MAJKELL XHEKSON
  ADELINA ISMALI
  GENTA ISMALI
  ZANFINA ISMALI
  JEHONA SOPI
  NORA ISTREFI
  MARIA KERY
  UNIKKATIL
  PRISHTINA
  ADEM JASHARI
  GJRTGJ KASTRIJOTI SKENDERBEU
  ANKANDE-TENDERA(3)
  AUTOMJETE-VETURA (85)
  AVUKATORIA
  FIRMA TE KOSOVES (11)
  LAPTOP NOTEBOOK
  DELL
  COMPAQ
  DOWLLADO PROGRAMIN E CAMERES
  DOWLLADO WINAMP
  DOWLLADO ARESI-N
  TV ON MY PC
  TV PLAYER
  DRIVERS
  AGES MP3
  KICK BOX
  FJALOR GJERMANISH SHQIP
  CILA OSHT FEMRA MA SEKSI NE BOT
  BATISTA KIQER
  LUAN KRASNIQI
  BESIM KABASHI
  DOG
  2 KRISMAT E NATES
  BENI ECEN VETEM
  CIFTI I LUMTUR
  DORA E NGROHET
  DUL I HESHTUR
  ETJET E KOSOVES
  FIJE QE PRITEN
  FURTUNA
  GJENERALI MIGROFONI
  GJERGJ KASTRIJOTIT
  HIJET
  HIJET QE MBESIN PAS
  HERIZONTE TE HAPRA
  KOHA NUK PRET
  KTHIMI I USHTRIS SE VDEKUR
  JANARI 2008
  FILMA SHQIP
  UQK VIDEO
  NOKIA
  SAMSUNG
  MOTOROLA
  SAGEM
  SHARP
  SIMENS
  FIRMA BEKO BON REKLAMIN
  DERMATOLOGJIA
  GASTRONENTEROLOGJIA
  INFEKSIONET
  KIRURGJIA
  ON KOLOGJIA
  PEDIATRIA
  STOMATOLOGJIA
  DIETA
  GJINEKOLOGJIA
  KESHILLA
  NJOHURI
  ORTOPEDIA
  PSIKIATRIA
  UROLOGJIA
  FOTO ARKIVA
  VIDEO ARKIVA
  TV PANORAMA
  DOSIER
  SPEKTAKER
  OPINJONE
  KRIME NE ITERNET
  DOWLLADO SPYWARE
  TESTESTED SPYWARE FREE
  NERO 8.3.6.0 DOWLLADO
  KRIJO IKONA
  KRIJO TESTE
  KRIJIME ARTISTIKE
  KOHA E KOMETES
  LIGJERATA ISLAME
  NJERZ EDHE FATE
  GEZUAR 2009
  FOTO PER MSN
  TEATER
  HERESKOPI 2009
  DERGI SMS FALAS
  SHIT BLERIET E VETURAV MATORAV ETJ
  FJALOR NE 48 GJUH
  VIDEO EGLISH
  SHKARKO NGA YOUTUBE
  SHKARKO PROGRAMA
  YOUTUBE KERKO
  KAQUSHA THAQI
  DOWLLADO 7 PHONE
  SHENIME PER KUPJOTORIZEM
  PRISH PC-N
  JA NI TRICK PER MSN
  PER TI HEK VIRUSAT PREJ PC-S
  SHKRUJE EMRIN TEK ORA NE PC
  SI TE DIKTONI PASVORTA
  THE 1 EMAIL (ALLS TIP HACK E-MAIL)
  HYRI DIKUIT NE PCN PREJ MSN-S
  100% PER MI HY DIKUIT NE PC
  CC WALIDE MERRNI
  PROGRAM PER ME INGJIZU
  BONE PCN TUAJ TE FILLOJ EDHE TE MBAROI ME BISMILAH
  SMS FALAS
  WIDWOS XP FOR PSP
  SHERBEN PER PASTA TE EMAILAV
  FILMI NEN TOKA
  SI MU RIXHISTRU NE 3JAM
  THONJE NGA UNE Gazi
  GJITH QKA MBI FAREN EZEZ
Mir se erdhet ne Birdman-Gazi@msn.com
JETA DHE VDEKIA



Përmbajtja:

Parathënia.............................................................................   05
Hyrje e autorit ......................................................................   07

         KAPITULLI I PARË
-         Ç’është fillimi.............................................................   09
-         Debat i kotë dhe llomotitje.........................................   12
-         Në botën e Dherr-it ishte dëshmia..............................   15
-         Pamjet e krijimit.........................................................   17
-         Ligjet e jetës dhe vdekjes...........................................   20
-         Ligjet e gjumit............................................................. 21
-         Fillimi i jetës................................................................ 23
-         Shpirti - burim i jetës................................................... 26
-         Ekzistenca dhe njohja e saj.......................................... 27
 
         KAPITULLI I DYTË
-         Ç’është jeta.................................................................   31
-         Trupat qajnë, dëgjojnë dhe flasin...............................   35
-         Bimët (ndiejnë) gjithashtu..........................................   38
-         Buburreci flet, pupëza di............................................   40
-         Jetë - por e panjohur për ne........................................   43
-         Dituria e All-llahut dhe e njeriut................................   45
-         Gjithçka që ekziston në univers është e gjallë...........   49
 
         KAPITULLI I TRETË
-         Ç’është vdekja............................................................   51
-         Jeta në varr.................................................................. 55
-         Jeta në Berzah e përjashton kohën.............................. 61
-         Vetëm Ai jep dhe merr jetë ........................................ 65
-         Nemrudi si “vdekjeprurës dhe jetëdhënës” ................ 67

          KAPITULLI I KATËRT

-         Njeriu dhe përjetësia .................................................. 75
-         Sekreti i jetës dhe mbarimi saj ................................... 79
-         Riciklimi i dy krijesave: vdekjes dhe jetës ................. 83
-         Emrat e Qenies dhe evidentimi i atributeve ................85
-         Ishim para se që jemi ...................................................87
-         Vetëvrasësi-përjetësisht në zjarr ..................................89
 
         KAPITULLI I PESTË

-         Jeta e dunjasë ............................................................. 95
-         Adhurimi - i domosdoshëm. Por si bëhet? ................ 99
-         Kush na premton ushqimin ........................................101
-         Programi para krijimit .............................................. 103
-         Detyrat e njeriut në jetë .............................................105
-         Ligjet e All-llahut dhe logjika njerëzore ...................109
-         Jeta - nga mashkulli dhe femra ..................................111
 
          KAPITULLI I GJASHTË
 
-         Jeta tjetër – ahireti .....................................................115
-         Mendja-jo, ndërsa mundësia-po ................................118
-         Regjistri nuk humbet .................................................120
-         Argumentimi logjik i ringjalljes ................................123
-         Xhenneti ....................................................................127







Parathënie



 
Ky përkthim m’u mundësua gjatë udhëtimit tim dy javor Shqipëri - Turqi. Në këtë pesëmbëdhjetëditësh të përkthimit, nuk llogaris përkthmin e ajeteve, sepse fjalët e All-llahut në Kur’anin fisnik i kam përkthyer pasi jam kthyer në Prishtinë. Ajetetet kur’anore është vështirë të përkthehen, prandaj me to jam marrë më shumë se dy muaj të tërë.
Ajetet kur’anore jam munduar t’i përkthej vetë, sepse mendoj se ato duhet të përkthehen prej vetë përkthyesit. Megjithatë, përkthimi i tyre nga ana ime, do të ishte i pamundur sikur të mos shërbehesha me të gjitha përkthimet ekzistuese që janë në gjuhën shqipe. Prej përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe do të kisha veçuar përkthimin e Hasan ef. I. Nahut dhe Feti Mehdiut. Gjithashu, më ka shërbyer mjaft në disa raste edhe përkthimi në gjuhën angleze i A. Jusuf Aliut. Për përkthimin e këtyre ajeteve, jam shërbyer shumë edhe me komentimet e ndryshme të Kur’anit në gjuhën arabe.
Duke menduar se do t’i ndihmoj lexuesit më shumë, në disa raste, kam shpjeguar terminologjinë e disa fjalëve dhe kam dhënë disa sqarime ose komentime, gjithmonë duke përdorur fusnotat.
 
I dashur lexues,

Shpresoj që ky libër të lexohet me vëmendje. Kemi të bëjmë me jetën e kësaj bote dhe me të ardhmen tonë në botën e përje-tshme. Neglizhimi, ose mohimi i saj do të na kushtojë shumë. Nuk do të dëshiroja që asnjë nga bashkëkombasit e mi dhe askush nga mbarë qeniet njerëzore, t’a humbiste rrugën e drejtë. Ndërsa ata që vazhdojnë t’a mbivlerësojnë vetveten, pasi t’a kenë lexuar këtë libër i cili është bazuar krejtësisht në Kur’an, pra në fjalët e All-llahut xh. sh., atëherë le t’a meritojnë dënimin e dhembshëm nga Ai, sepse, vërtet, kryeneçët shkatërrimtarë, nuk meritojnë të mëshirohen.
 
 
























 

بسم الله الرحمن الرحيم

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit të Përgjithshëm, Mëshirëplotit



Hyrja e Autorit




Pas madhërimit të All-llahut xh.sh., i dërgojmë salavate dhe përshëndetje më të mirit të të gjitha krijesave, zotëriut tonë, të dërguarit të All-llahut, Muhammedit s.a.v.s.
 
Lus All-llahun që këto libra t’a pasurojnë, t’a rrisin, dhe t’a lartësojnë kur’anotekën tonë, të bëhen ndriçuese të rrugës së udhëzimit dhe nur në zemrën e njerëzve, drejt dritës së imanit.
 
Dashtë All-llahu i Madhërishëm, që të vemi drejt suksesit në këtë botë dhe shpëtimit në jetën e pasosur.
 
 
Muhamed Mutevel-li esh Sharavi
 
 

 
 
 
































KAPITULLI I PARË
 
 
 



 
 
Ç’ËSHTË FILLIMI
 
 
 
 
Asnjë temë nuk e ka preokupuar njerëzimin më shumë se tema rreth jetës dhe vdekjes. Kjo temë mendojmë se ka shtuar kureshtjen dhe ka hapur debate të mëdha. Gjithashtu, asnjë temë më shumë se kjo, nuk ka shtjelluar mendime dhe gënjeshtra të ndryshme, të cilat janë futur nga dijetarë të llojllojshëm! Kjo për faktin se vdekja është një sekret, një çështje e panjohur për ne, prandaj, për të folur për të, ne duhet të mbështetemi në informacionin që na ka dhënë All-llahu xh.sh.  
Përderisa nuk kemi dëshmi bindëse, atëherë ndërhyrja e shkencës në këtë fenomen është e gabueshme. Nëse shkenca do të merrej me këtë fenomen,atëherë, ajo do të mbështetej ve-tëm mbi supozime dhe iluzione. Mbështetja e saj mbi supozi-me, do të krijonte mundësi që të dëgjonim gënjeshtra të ndry-shme dhe të humbej koha së koti, pasi këto supozime nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin.
Edhe dijetarët e të gjitha kohërave, kanë dhënë mendi-me nga më të ndryshmet, rreth fillimit të krijimit tonë. Ato janë përplot kundërshtime me njëra tjetrën. Dikush prej tyre bazohet në teorinë e evolucionit, e cila thotë se njeriu e ka pre-jardhjen prej majmunit me emrin Lusi!

Këtyre trilluesve ju themi: kush iu informoi për këtë!? Gjatë gjithë historisë nuk është regjistruar kurrë ndonjëherë një gjë e tillë, (nuk ka ) shkrime që të dëshmojnë se majmuni është shndërruar në njeri, edhe pse ne kemi shumë shkrime dhe mendime të ndryshme, të ruajtura që nga kohërat e lashta. A është shndërruar ndonjëherë majmuni në njeri, dhe kjo gjë nuk është përsëritur më? Ky majmun, kur u ‘shndërrua’ në njeri, ishte mashkull apo femër!? Nëse do të ishte shndërruar në femër do të ishte i përgjysmuar, nëse është shndërruar në mashkull, gjithashtu do të ishte gjysmak. Ku u gjet kjo teori, të cilën e sajuat dhe për të cilën konkludoni (se është e vetmja e mundshme), se nuk ka mundësi tjetër veç saj!?
Tani kemi të bëjmë me një shkencë mjaft të zhvilluar. Hulumtimet shkencore kanë arritur një piedestal të tillë të la-rtë, që historia njerëzore nuk e ka arritur kurrë më parë. Gji-thashtu, kemi një teknologji  të tillë, si kjo e kohës bashkëkohore, e megjithatë, akoma, ju jeni duke diskutuar për të argumentuar supozimin tuaj!! Ju lutem, na tregoni se si shndërrohet majmuni në njeri!?

Ndërkaq, neve, për trillime të tilla si këto të tuajat, na ka informuar All-llahu xh.sh. në shumë shembuj në Kur’anin fisnik, në të cilat thotë:

" ما أشهدتم خلق السماوات و الأرض و لا خلق أنفسكم وما كنت متخذ المضلين عضدا "

“Unë, nuk i mora ata (Iblisin-Shejtanin dhe pasardhësit e tij) për dëshmitarë, me rastin e krijimit të qiejve dhe të tokës. (Gjithashtu, nuk i mora për dëshmitarë) as gjatë krijimit tuaj. Unë, nuk kisha nevojë për mbështetjen e të humburve.”[1]
 
I Lartëmadhëruari na ka informuar se do të vijnë njerëz të humbur dhe do të merren me (hipoteza mbi) krijimin e qie-jve, tokës dhe krijimin e njeriut. Ata do të trillojnë dhe do të “tregojnë se si ndodhën” të gjitha këto!!! Këta të humbur nuk kanë qëllim tjetër, veçse t’i humbin edhe njerëzit e tjerë (prej së vërtetës), pasi ata nuk kanë qenë vetë dëshmitarë në kriji-min e qiejve dhe të tokës. Gjithashtu, ata nuk kanë qenë dëshmitarë në krijimin e vetvetes së tyre, që të jenë në gjendje, në emër të shkencës, të na tregojnë se çfarë ndodhi.

Ardhja e këtyre të humburve, e atyre që thonë se preja-rdhja e njeriut është prej majmunit, dhe e atyre që ‘argume-ntojnë’ me anë të teorive të tyre ‘shkencore’ rreth krijimit të njeriut, ka për qëllim vetëm një gjë, e ajo është se: këta të hu-mbur, vetëm sa e vërtetojnë Kur’anin dhe me këtë ia përfo-rcojnë imanin besimtarëve në tokë. Sikur të mos vinin këta njerëz që e kanë humbur rrugën e tyre, ne do të kishim thënë se All-llahu xh.sh., kur na ka informuar në Kur’an për gjërat që do të vijnë, na ka treguar për disa njerëz që do të na thonë se qielli dhe toka janë krijuar ‘kështu e ashtu’, ndërsa, realisht, këta njerëz nuk erdhën. Pra, ardhja e tyre ishte e domosdo-shme, pasi ato përforcojnë imanin e besimtarëve.
 
 




DEBAT I KOTË DHE LLOMOTITJE



 
Njerëzimi, gjithashtu, ra në grackën e ideve filozofike dhe ideve të kota, të cilat nuk posedojnë kurrfarë argumenti. Njësoj si ajo filozofi e thatë (shterpë), e cila kërkon të dijë se cila u gjend e para, veza apo pula?! Vërtet, rreth kësaj teme është polemizuar gjerë e gjatë. Lindën shkolla të shumta, të cilat vetëm sa e përgënjeshtronin njëra-tjetrën. Të gjitha këtyre shkollave iu drejtojmë pyetjen: pse kjo llomotitje e gjatë? (Përse e gjithë kjo) Kurse i Lartmadhëruari na treguar dhe na ka qetësuar, rreth fillimit të krijimit kur thotë:
 
" ومن كل شيء خلقنا زوجين لعلكم تذكرون "
 
“Dhe, të gjitha sendet i kemi krijuar çift, ndoshta do të mendoni (për Fuqinë Tonë).”[2] 
Kjo ka kuptim (të saktë), pasi ne, këtë dije e kemi marrë nga i Lartësuari. Jeta nuk mund të vazhdojë ndryshe, pra, nuk do të kishte jetë sikur të mos ekzistonte çifti: mashull-femër. Ndërkohë, mendoj se polemikat e tyre janë shterpe, dhe se interpretimet e tyre janë tallje me shkencën (nëse ia vlen të thuhet kështu), pasi nga sjellje të tilla nuk kemi kurrfarë dobie. All-llahu xh.sh. na ka treguar se çdo gjë është krijuar prej çiftit. Sikur të mos ishte gjeli për të fekonduar vezën në brendësi të pulës, veza do të ishte sterile dhe  nuk do të jepte asgjë.
Ishte, pra, dëshira e All-llahut xh.sh., që të ekzistojnë katër etapa të krijimit. Secila etapë, në vetvete konsiderohet mrekulli, pasi në të shfaqet Fuqia e All-llahut xh.sh. Këtyre (etapave) nuk ju njihen kufijtë, pasi ato nuk përkufizohen brenda rregullave të njohura prej nesh. Ademi a.s. ka qenë krijesa e parë në rruzullin tokësor.
Për këtë, na tregon i Lartësuari, në Kur’anin fisnik:

" اذا قال ربك للملائكة اني خالق بشرا من طين . فاذا سويته و نفخت فيه من روحي فقعوا له ساجدين "
 
“(Përkujtoni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta. Pra, kur Unë t’a kem përsosur atë, dhe t’i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë, ju përuljuni atij (bëjini sexhde).” [3]

Ky ishte fillimi i krijimit, ashtu si na ka treguar All-llahu xh.sh. All-llahu i Lartmadhëruar i fryu Ademit, nga shpi-rti i Vet. Ajo (Hava-çiftuesja e Ademit) u gjend atëherë, kur u krijua Ademi a.s., për të vazhduar më pas, në këtë mënyrë të krijimit me pasardhësit e tij deri në ditët tona e deri në Ditën e Fundit, me një precizitet i cili është shkruar dhe etiketuar me një shifër hyjnore, karakteristika e veçantë që do t’a ketë nje-riu. Për këtë lloj të krijimit, Ai na ka informuar Vetë, në Kur’anin Kerim:

" واذ أخذ ربك من بني ءادم من ظهورهم ذريتهم و أشهدهم علي أنفسهم ألست بربكم قالوا بلي شهدنا أن تقولوا يوم القيامة انا كنا عن هذا غافلين. أو تقولوا انما أشرك ءاباؤنا من قبل و كنا ذرية من بعدهم أفتهلكنا بما فعل المبطلون"
 
“(O Muhammed, kujtoju njerëzve kohën) Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre, dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë ndaj vetes së tyre: (Ju tha) ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ ‘Po, gjithsesi, i thanë, ne këtë e dëshmojmë’ (Kështu vepruan), që të mos thoni Ditën e Kija-metit “Ne, nuk kishim njohuri për këtë (ekzistencën Tënde) ”. Apo të thoni: “Por, të parët tanë ishin ata që të kishin vënë ortak, ndërsa ne ishim brezi pas tyre! A do të na dënosh për atë që bënë (të parët tanë) gënjeshtarët!?” [4]
Disa njerëz edhe mund të pyesin: çfarë lidhje ka midis meje dhe Ademit, ndërkohë që kanë kaluar kaq shumë shekuj? Atyre, që pyesin kështu, iu themi: edhe ti je njëra pjesë e asaj fryme të All-llahut xh. sh., që Ai ia dha Ademit a.s. Ai (xh. sh.) t’a ka dhënë këtë jetë që ke. Ata do të pyesin: si? Atyre iu themi se jeta është një zinxhir i pashkëputur. Kur ai këputet, (jeta) mbaron. P. sh. merr rezultatin e shembullit fizik të jetës së babait tënd: sikur të mos ishte ekzistenca e babait të babait tënd, pastaj sikur të mos ishte babagjyshi, nuk do të ishte (as) babai yt. Babagjyshi yt ka qenë i gjallë, si rezultat i jetës së më hershme së babait të vet (katragjyshit tënd), jetë e cila është përcjellur hallkë pas hallke, kështu vijon deri tek Ademi a.s. Ky i fundit (Ademi a.s.) sikur të mos ishte i gjallë, nuk do të kishte fëmijë, ndërsa fëmijët e kanë marrë jetën prej mikrobit [5] të gjallë që ishte te Ademi a.s. Pra, prej jetës së Ademit a.s. e morën jetën fëmijët e tij, të cilën ua përcollën më pas fëmijëve të tyre.
Kështu, sipas vullnetit të All-llahut xh.sh., jeta është përcjellë deri në ditët e sotme dhe do të vazhdojë t’u përcillet fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave, deri në Ditën e Kijametit.
 








NË BOTËN E DHERR-it[6] ISHTE DËSHMIA



Ne, të gjitha krijesat e All-llahut, kemi dëshmuar ndaj vetes sonë që prej fillimit të krijimit. Prej këtij dëshmimi nuk bën përjashtim askush, që prej atyre që kanë mbaruar së jetuari këtë jetë, e deri tek ata që do të vijnë (sa të jetë kjo botë). Sikur të mos ishte kjo dëshmi, qenia njerëzore nuk do t’a ki-shte njohur, apo përvetësuar imanin. Ky është një nga sekretet. Maja më kulminante e këtij sekreti është besimi (imani) në erzistimin e Hyjnisë-All-llahut. Pse? Sepse mendja e njeriut nuk do të mundej t’i përcaktonte ose t’i emërtonte gjërat. Kusht i emërtimit të gjësendeve është shikimi i tyre.
T’i nuk do t’a dije P. sh. apo nuk do t’a kuptoje thënien ‘kodër’- atë do t’a kuptoje vetëm atëherë kur do të shikoje dikënd që është duke u ngjitur në të. Gjithashtu, nuk do t’a ku-ptoje thënien ‘liqen’, nëse nuk e ke parë më parë fotografinë e tij apo e ke parë (me sy) diku tjetër. Njeriu nuk e ka parë All-llahun xh.sh., e as nuk e ka të skicuar në mendje, por megji-thatë kur përmendet emri i All-llahut, njeriu nuk e ka të vë-shtirë që t’a njohë dhe t’a dijë domethënien, sepse kjo buron nga Fuqia e Madhe, prej së cilës njeriu është krijuar, gjendet, përjeton dhe furnizohet. Kur kryen një lutje, njeriu ndien në vete se është pastruar dhe i është mbushur zemra plot dritë. Të gjitha këto shenjëzojnë dhe japin kuptimin se All-llahun e kemi dëshmuar, secili në vete, në Botën e Dherr-it, atëherë kur është krijuar Ademi a.s.Ne e dimë,se Ai ekziston dhe i jep jetë (ekzistencën) secilit send. Këtë ne e quajmë natyrshmëria e besimit-imanit.[7]
Ne, kur lindim, e kemi me vete këtë natyrshmëri ima-nore,e cila e mbush frymën dhe zemrat tona. Kjo ka energji aq të fortë sa që na tërheq lart, deri tek Krijuesi. Kjo natyrshmëri imanore ekziston tek secili i posalindur. Për këtë na informon i Dërguari All-llahut s.a.v.s. i cili thotë:

“Secila foshnje, lind me natyrshmëri të pastër (islame), më pas prindërit e bëjnë hebre, krishter ose zjarrputist.”
 
 

























PAMJET E KRIJIMIT
 


Tani, le të ndalemi tek katër format e krijimit nga ana e All-llahut xh.sh.:
Krijimi pa prezencën e mashkullit dhe pa prezencën e femrës, pra, drejtëpërdrejt nga All-llahu i Lartmadhëruar, pa ndërhyrjen e asnjë shkaku. Ademit a.s. u krijua në këtë mënyrë.
Krijimi prej mashkullit pa prezencën e femrës. Në këtë mënyrë u krijua Hava. U krijua nga brinjët e Ademit a.s. Kështu na ka informuar Kur’ani Kerim:

" يا أيهاالناس اتقوا ربكم الذي خلقكم من نفس واحدة و خلق منها زوجها "

“O njerëz! Druajuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi nga një qenie e vetme, e prej tij krijoi çiftin e tij (femrën)” [8]
  Krijimi prej mashkullit dhe prej femrës. Nga ky krijim janë të krijuar të gjithë njerëzit, me përjashtim të njërit (Isait a.s.) dhe e gjithë kjo bëhet me vullnetin e All-llahut xh.sh. që ka sjellë shkakun.
Shkaqet, këtu kuptohet, janë qenurit e mashkullit dhe e femrës. Porse, shfaqja e Fuqisë së All-llahut jep mundësi që shkaqet të mos funksionojnë vetvetiu. Madje, ato veprojnë vetëm në sajë të shkakut. Prandaj, kemi çifte të martuar dhe që i plotësojnë që të dy kushtet për të pasur fëmijë, por ja që ndodh, që ata të mos kenë fëmijë ose pasardhës. Sepse, mbi ato shkaqe, qëndron vullneti i All-llahut.
Le të lexojmë thënien e All-llahut xh. sh. në Kur’anin Kerim:

" لله ملك السماوات والأرض يخلق ما يشاء يهب لمن يشاء اناثا و يهب لمن يشاء الذكور. أو يزوجهم ذكرانا و اناثا و يجعل من يشاء عقيما انه عليم قدير"

“(Vetëm) I All-llahut është Pushteti i qiejve dhe i tokës. Krijon atë që dëshiron. I jep (i fal fëmijë) femra atij që do, gjithashtu i jep (fal fëmijë) meshkuj atij që do. Ose, iu jep atyre çift, meshkuj dhe femra. E kë do Ai, e lë steril. Vërtet, Ai është i Plotfuqishëm dhe di.” [9]

Pra, kjo duhet të kuptohet se edhe pse ekzistojnë shkaqet dhe plotësohen të gjitha kushtet, si nga ana e mashku-llit ashtu edhe nga ana e femrës, shtimi ose pasardhësit, vijnë vetëm atëherë kur të plotësohet vullneti i All-llahut xh.sh. Ai arrihet me shfaqjen e Fuqisë Hyjnore, përndryshe, edhe pse bashkohet mashkulli me femrën, nuk jep rezultat. Ky nuk është trup i cili vepron në mënyrë mekanike, por mbi të gjitha këto shkaqe qëndron dhe  ato finalizohen vetëm pasi të jetë shfaqur vullneti i All-llahut të Lartmadhëruar. 
Për t’i përmbyllur mënyrat e formave të krijimit, ka ngelur edhe e katërta. Ajo është krijimi i Isait, birit të Merje-mes, prej femrës pa mashkull. Me këtë plotësohen katër mre-kullitë e krijimit. Pra njeriu u krijua:
1.    pa mashkull dhe pa femër
2.    prej mashkullit pa femër
3.    prej mashkullit dhe prej femrës
4.    prej femrës pa mashkullin.  
Këto ishin format e krijimit të njeriut.
All-llahu i Lartmadhëruar, nga krijimi i Tij, bëri që të kemi edhe dy etapa të tjera, e ato janë jeta dhe vdekja. Jeta është një prej krijesave të Allahut, ashtu siç është edhe vdekja.

I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:

" الذي خلق الموت و الحياة ليبلوكم أيكم أحسن عملا "
 
“ I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, për t’iu provuar se cili nga ju është më vepërmirë.” [10] 

Secila prej këtyre dy etapave të krijimit, jeta dhe vdekja, kanë ligjet e veta me të cilat veprojnë dhe funksio-nojnë sipas tyre. Ne, qeniet njerëzore, nuk i dimë cilat janë ato ligje, me përjashtim të atyre që na ka mësuar All-llahu xh.sh. në Kur’anin Kerim. Ndërsa ato që kemi ne, janë shumë të pa-kta. Por, edhe pse ne posedojmë vetëm pak, ne gjykojmë sipas tyre, sepse janë të përgjithësuara!
Disa njerëz mendojnë se nuk ka asgjë tjetër në këtë botë, veç  asaj që shohim kur jemi të zgjuar. Por, edhe ata nje-rëz që mendojnë kështu, bëjnë pjesë tek ata që ndërrojnë jetë çdo ditë dhe kthehen në të çdo ditë. Ata, sikurse edhe ne, tra-nsferohen prej një ligji në ligjin tjetër brenda një sekondi, dhe atë pa e ditur. Për këtë, i Lartësuari All-llah, thotë:

" ألله يتوفي الأنفس حين موتها و التي لم يمت في منامها فيمسك التي قضي عليها الموت و يرسل الأخري الي أجل مسمي "
 
“ All-llahu i merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre, (gjithashtu ua merr shpirtrat) edhe atyre që nuk kanë vdekur, kur janë në gjumë. Ua mban (shpirtin) atyre që u ka caktuar vdekjen, ndërsa ua rikthen të tjerëve (atyre që ishin në gjumë) deri në afatin e caktuar...”[11]
 
 



LIGJET E JETËS DHE VDEKJES
 

 
Njeriu bie në gjumë duke u transferuar prej një ligji në një ligj tjetër. Kur ai është zgjuar, atë e sundojnë ligje të cilat janë të kufizuara. Ai sheh trupat që e rrethojnë, pra, trupat materialë. Ai vazhdon të ecë duke e përdorur edhe mendjen e tij. Kjo, për njeriun, quhet botë e dëshmive-fenomeneve. Botë e cila na është e njohur të gjithëve. Në të merr pjesë mbarë njerëzimi. Por, kur biem në gjumë, ne kalojmë në një jetë tjetër. Ky transferim ka ligjet e veta. Këto nuk i nënshtrohen mendjes, logjikës, e as dëshmive të kësaj bote. Ne pra, kështu, kemi dalë nga koha. Njeriu nuk ndien se ka të bëjë me kohën kur është në gjumë, për arsye se nuk ka të bëjë me elementet e kohës që ne i disponojmë në jetën tonë të natyrshme, thuaj të përditshme. Sikur të mos ekzistonte dallimi midis ditës dhe natës, njeriu nuk do t’a përjetonte dallimin kohor. Ai e bën këtë dallim ngase bie gjatë natës dhe zgjohet gjatë ditës, ose bie në gjumë gjatë ditës dhe zgjohet natën. Pra, nëse nuk do t’i përjetonte këto ndryshime, gjatë rënies dhe zgjimit, ai nuk do t’a dinte se sa kohë ka kaluar në gjumë.
  Gjumi e shndërron njeriun, duke e bërë atë të dalë jashtë rrethit të botës normale. Ai nuk ndien asgjë për të (botën materiale), e as ajo nuk i është e njohur. Është i ndarë plotësisht prej saj. Thuajse, ai është ndarë prej ndodhive të kësaj botë plotësisht. Kur ai ndahet prej këtyre ndodhive, natyrshëm, ndahet edhe prej ligjeve të tyre. Ai mund të shohë, edhe pse sytë i ka të mbyllur. Ai vrapon edhe pse këmbët i ka në shtrat dhe nuk i lëviz. Rrëzohet nga ndonjë majë mali e lartë dhe nuk pëson fizikisht asgjë. E sheh veten duke fluturuar nëpër qiell, ose sheh të përmbytet toka. Ai e ndien veten se është duke qarë, ndërsa në realitet është duke qeshur. E kap ndonjë ankth, nxjerr zëra të çuditshëm, të bezdisshëm, ose zgjohet prej gjumit i trishtueshëm.
Ai gjatë kohës së tij në gjumë, nuk i nënshtrohet ligjeve të mendjes, e as nuk logjikon. Ai nuk u nënshtrohet as ligjeve të cilave u nënshtrohet në jetën e tij normale. Nëse i thua ndonjë njeriu se (në gjumë) kam shkuar në Amerikë dhe jam kthyer njëzet herë, brenda një nate, a do të të përgënje-shtronte? Përgjigja do të ishte: jo. Por nëse ti i thua se në gjumë kam biseduar me filanin dhe me filanin, të cilët kanë ndërruar jetë që prej shumë kohësh, a do të përgënjeshtonte? Përgjigja, gjithashtu do të ishte: jo.
 

LIGJET E GJUMIT
 

Njeriu në kohën kur është në gjumë, siç thamë më sipër, i nënshtrohet ligjeve të cilat shkenca nuk mund t’i kuptojë. Për këtë arsye njerëzit janë pajtuar që t’i nxjerrin nga përdorimi i dialektikës argumentet që shohin në gjumë. Asnjë njeri nuk bën debat rreth tyre, sado që të flitet për atë që shohin njerëzit në gjumë, ose që nuk janë logjike.
Shumë shkolla filozofike kanë bërë përpjekje që të japin shpjegime, rreth atyre se çfarë sheh njeriu kur është në gjumë. Por, të gjitha dolën pa rezultate konkrete, edhe pse kemi shumë thënie dhe shembuj të shumtë që rrodhën nga shkenca e psikologjisë. S’do mend se është derdhur djersë e shumtë, janë angazhuar mjaft njerëz dhe shkencëtarë, por përfundimi i tyre u bazua vetëm mbi supozime, ose trillime, prej të cilave njeriu nuk ka fare dobi. Të gjitha ato thënie nuk kanë të bëjë me realitetin.
Shkenca thotë: Koha më e gjatë që mund të punojë truri i njeriut, duke qenë në gjumë, është shtatëmbëdhjetë se-konda. Vetëm gjatë këtij intervali, njeriu “mund të shohë ëndrra”. Ndërsa për t’a transmetuar një ëndërr, njeriut ndonjë-herë i duhet një orë ose më tepër.
Duhet të kuptohet se ky veprim është një transferim, nga një gjendje në një gjendje tjetër. Ai mund të kuptohet edhe si jetësim i një rregulli ose ligji, në një ligj krejtësisht tjetër. Këtë e përjeton secili njeri. All-llahu xh. sh. është i mëshi-rshëm me robërit e Tij, sepse shprehu Vullnetin e Tij që t’i tregojë njeriut që është në gjumë, se ai (njeriu) transferohet në botën e vdekjes në atë moment. Pra, kur ai kthehet në jetë (nga gjumi), domethënë, All-llahu xh.sh. ia kthen atij shpirtin përsëri në trup. Pse bëhet kjo? Për arsye që t’a mësojë njeriun, me transferimin e jetës së tij, prej një ligji në një ligj tjetër. Kur ne na thuhet se në ahiret do të jetojmë përgjithmonë, ne kuptojmë se do t’u nënshtrohemi ligjeve të tjera, dhe nuk habitemi, sepse jemi mësuar me këtë transferim!
Si mundet që njeriu të jetë i amshueshëm, apo të jetë i përjetshëm? Kjo jetë ka ligjet e veta të cilat e përcjellin njeriun. Pra, transferimi nga një ligj në një ligj tjetër bëhet çdo natë, tek secili njeri, duke mos e ndier ai fare këtë ndryshim. Kthimi, përsëri, i jetës dhe i ligjeve të mëparshme bëhet me anën e Fuqisë së All-llahut xh.sh., të cilat na sundojnë ne, e ato ligje janë ligjet e zgjimit. Pastaj, përsëri biem në gjumë dhe përsëri transferohemi në ligjin tjetër.
Nuk mendoj se dikush prej atyre, që deklaron vetëm në emër të shkencës, të mund të na shpjegojë se cilat janë ato ligje që i nënshtrohet ai, në momentin e rënies në gjumë. Të na tregojë, gjithashtu, se si mund të shohë ai, kur i ka sytë të mbyllur (në gjumë)? Ose kur vrapon, e ai është në shtrat? Ose kur udhëton nga një vend në tjetrin, e ai nuk ka lëvizur fare!?
 
Nga këto pyetje mësojmë se ekziston një mbretëri tjetër (ligjesh) për njeriun, të cilat ai akoma nuk i njeh, dhe nuk e di se si veprojnë ato gjatë gjumit. Pra, paskemi ligje që janë plotësisht të panjohura, që i përjetojmë gjatë jetës.

  

FILLIMI I JETËS

 
Shumë dijetarë janë përpjekur, të na ofrojnë (hipoteza mbi) format e fillimit të jetës. Prej tyre kemi marrë lloj lloj teorish. Prej tyre kemi mësuar se fillimi i krijesave ishte nga njëqelizorët. Pastaj kjo qelizë është ndarë dhe është zhvilluar, e kështu me radhë ... vazhdon ajo çfarë thonë ata ...
Këtyre shkencëtarëve ju themi: ne nuk i marrim mësimet rreth jetës nga askush tjetër, përveç Krijuesit tonë. Vetëm krijuesi i diçkaje mund të na informojë për të. All-llahu xh.sh. është Krijuesi, dhe për këtë arsye edhe na tregoi se njeriun e ka krijuar prej dheut të tokës[12]. Shkenca bashkëkohore, pasi ka njohur se njeriu është krijuar nga dheu, është marrë me hulumtimin e elementeve të cilat i ka toka dhe ka zbuluar se, në të, gjenden tetëmbëdhjetë elemente kimike, - të njëjtat elemente që i ka edhe njeriu në trupin e tij.
Fiziku i njeriut dallon sipas këtyre elementeve. Do të shohim se disa njerëzve ju mungon sasia e duhur e hekurit, e magnezit, ose e kalciumit, etj. Pasi kjo vërtetohet me anë të analizave laboratorike bashkëkohore, mjeku përcakton diagno-zën. Pastaj, ai i jep dozën e ilaçeve që duhet të marrë pacienti për t’a plotësuar mungesën e elementeve që nuk i ka në trup. Por, këto tetëmbëdhjetë elemente (të tokës) janë po ato tetë-mbëdhjetë elemente të trupit të njeriut.
Pra, All-llahu xh.sh. na ka informuar se e krijoi njeriun prej dheut dhe prej baltës së tharë, të zezë dhe me erë.
Kështu, All-llahu i Lartësuar, në Kur’anin Kerim, thotë:

" اذ قال ربك للملائكة اني خالق بشرا من طين "
 
“(Përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta.   ...[13]
Gjithashtu, në një verset tjetër, thotë:

" واذ قال ربك للملائكة اني خالق بشرا من حماء مسنون. فاذا سويته و نفخت فيه من روحي فقعوا له ساجدين"

“(Dhe përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë [14], e zezë dhe e formësuar [15]. Pra, kur Unë t’a kem përsosur atë, dhe t’i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë, ju përuljuni atij (bëjini sexhde)”[16]  

Kështu i ka përcaktuar All-llahu xh.sh. elementet e trupit të njeriut dhe etapat e krijimit. All-llahu xh.sh. u tregua i Mëshirshëm ndaj mendjeve tona, sepse, këtu, kemi të bëjmë me gjëra sekrete, prandaj Ai na jep pamjet e një dëshmitari, sa për t’ia afruar mendjes sonë, që të kuptojë më mirë.
Ne nuk e kemi përjetuar ose dëshmuar krijimin tonë, por çdo ditë e dëshmojmë vdekjen, që është bërë e zakonshme tek ne. Le të marrim si shembull ndërtimin e një ndërtese. Kur ti ndërton  një ndërtesë, kuptohet fillon nga themelet, pastaj nga kati nëntokësor, pastaj nga kati i parë, i dytë, ... e kështu deri tek ai i fundit. Kur fillon t’a rrënosh atë, detyrimisht fillon nga ai i fundit. Githashtu, nëse ke për qëllim të udhëtosh [17] nga Prishtina për në Tiranë, Tirana është stacioni yt i fundit. Kur mendon të kthehesh përsëri, qyteti i parë që do të lesh mbrapa është qyteti i Tiranës. Kështu është edhe me vdekjen, ajo është e kundërta e jetës, prej së cilës kemi ardhur. Gjëja e fundit që ka hyrë në trupin e njeriut, sipas asaj që na ka info-rmuar All-llahu xh.sh., është shpirti.
1.    Ai pra, (shpirti) duhet të jetë i pari që do të ndahet prej trupit.
2.    Pastaj trupi i njeriut të vdekur, mer formën e shtangosjes- thuajse është i ngrirë.
3.    Pastaj trupi kalbet dhe mer formën e baltës së kalbur me erë të rëndë.
4.    Pastaj asaj balte të kalbur, i shteret edhe uji dhe ngelet vetëm dheu.
Kjo është e vërteta të cilën e ka theksuar Kur’ani Kerim. Çdokush, që i vjen vdekja, është dëshmitar i saj.
Njeriu ka dëshirë të dijë se ç’është vdekja? Më së pari ai duhet të kuptojë jetën. Shpirti është ai që i jep jetë trupit. Shpirti, gji-thashtu, është i krijuar, ai është në brendinë tënde, por është i pa njohur për ty. Ti nuk e di se ç’është shpirti, por di gjurmët që ai le tek ti. Ai është që t’i jep ndjenjat dhe të jep jetën.
 



******
*****
****
***
**
*




SHPIRTI - BURIMI I JETËS
 


Por, si mund t’a dimë se ku është shpirti? A është ai në mendje, me anën e së cilës mendojmë? Apo në dorë, të cilën e lëvizim? Apo është në zemër, e cila na jep jetë? Apo, mos va-llë, është në këmbë, me të cilat ecim?
Ku është ai? Askush nuk e di.
 Kur ne nuk jemi në gjendje të dimë sekretin e qenies sonë, një prej krijesave të tjera të All-llahut që jeton brenda nesh, në trupin tonë, a do të jemi ne në gjendeje t’i dijmë të gjitha se-kretet e krijimit? Kjo është e pamundur.
Ne do të kishim dëshiruar të njihnim më të parën (shpirtin), pasi është brenda nesh, në vetë qenjësinë tonë, para se të jepnim vendimim për njerëzimin mbarë. Përderisa jemi prej atyre që kanë dështuar në njohjen e një sekreti, prej sekre-teve të All-llahut të Lartmadhëruar që e kemi në trup, a do të mundemi t’i njohim sekretet e All-llahut në univers? Përgjigja do të ishte: Jo, nuk mundemi. Njeriu, mjerisht, shpeshherë paraqitet mendjemadh dhe mundohet të jep përgjigje aty, ku mendja e tij nuk ka mundësi të depërtojë.
Mendja e njeriut ka kufij. Detyra e saj është të zgjedhë midis alternativave të jetës, të dallojë të shëmtuarën nga e bukura. Ajo është një mjet përzgjedhës, që njeriu të dallojë me të (të mirën nga e keqja), pasi ajo është krijuar për të zgjedhur. Kjo mendje, nuk mund të dalë përtej kornizave që All-llahu xh.sh. ka paraparë për të.
 




EKZISTENCA DHE NJOHJA E SAJ
 


Vërtet, filozofët i kanë stërmunduar mendjet e tyre, duke u përpjekur t’i përgjigjen pyetjes se: ç’ekziston prapa materies. Ata, vërtet, nuk janë ndalur së pyeturi për asnjë moment. Kush ju ka thënë atyre se ekziston diçka përtej materies? Këtë ua ka bërë me dije natyrshmëria e imanit të njerëzve. Sepse ajo e ndien dhe e di qartësisht se ekzistojnë gjëra që janë përtej materies. Por, a është e mundur që, me anë të mendjes, njeriu të mund të arrijë deri tek përgjigja e kësaj pyetjeje?
Përgjigja do të ishte: Jo! Përjashtim bën vetëm rasti nëse shpreh vullnetin All-llahu i Lartësuar, që krijesës së Vet t’i zbulojë një prej shumë sekreteve të universit. Sepse All-llahu xh. sh., secilës gjeneratë i zbulon ndonjë prej sekreteve të këtij universi, që ishte e panjohur më parë për njerëzimin. Nëse vjen koha që ky sekret të dalë, atëherë njerëzit do të fillojnë të hulumtojnë për të. Por, edhe sikur qeniet njerëzore të mos hulumtojnë për të, ai (kur t’i vijë koha e caktuar prej All-llahut xh. sh.) do të zbulohet. Atë neve do të na i zbulojë vetë All-llahu xh.sh., me ‘ligjin’ që bota njerëzore e quan ‘rastësi’. Ky ligj i ‘rastësishëm’ është iluzor. Askush nuk e njeh këtë ligj, me përjashtim të mendjes njerëzore.
Ky univers me të gjitha potencialet që ka, prej ndo-dhive më të vogla deri tek ato më të mëdhatë, është sendërtuar prej All-llahut xh.sh., pra, ndodhi pas ndodhie. Atij nuk i mu-ngon asgjë prej diturisë së Tij, sado i vogël të jetë sendi. Asgjë nuk ndodh në univers pa lejen e Tij. Por, gjithashtu, është prej gjërave të Madhërisë së Tij (fakti) se Ai i ka të regjistruara të gjitha ndodhitë, që prej fillimit të krijimit, deri tek Dita e Fundit. Ai i ka regjistruar të gjitha ato në Librin e Tij, para se të fillonte krijimi.
Lexonie thënien e All-llahut xh.sh.,në Kur’anin Kerim:

" ما أصاب من مصيبة في الأرض ولافي أنفسكم الا في كتاب من قبل أن نبرأها "
 
“Asnjë ndodhi prej ndodhive (fatkeqësive) nuk e godet tokën, e as juve, përveç asaj që është shënuar më parë në Libër...”[18] 
gjithashtu edhe thënien:

" وعنده مفاتح الغيب لايعلمها الا هو و يعلم ما في البر والبحر وما تسقط من ورقة الا يعلمها ولا حبة في ظلمات الأرض ولارطب ولايابس الا في كتاب مبين"
 
“Tek Ai, janë çelësat e sekreteve, askush përveç Tij nuk i di ato. Ai e di se ç’ka në tokë dhe në det. Asnjë gjethe nuk bie (nga pema), pa dijen e Tij. As fara që është në brendi të tokës (nuk mbin), e nuk ka anjë send, të njomë e të thatë, të mos jetë i shkruar në Librin e Qartë.”[19]
Përderisa All-llahu xh.sh. i paska regjistruar të gjitha ngjarjet në univers, kjo jep të kuptohet se nuk ka asgjë në botë, që për të të thuhet “rastësisht”, por çdo gjë ndodh me një precizitet të madh dhe Planifikim Hyjnor. Pra, asgjë nuk ndodh rastësisht. Ndërsa mosnjohuritë tona rreth sekreteve të ekzistencës (pasi ato na bëhen neve të njohura në sajë të vullnetit të All-llahut) i nxjerrin ato si ndodhi ose ngjarje të rastësishme.
E vërteta është se, All-llahu i Lartëmadhëruar ia shpalos mendjes sekretet e universit gradualisht, hap pas hapi, derisa të na bëhen të kapshme për t’i kuptuar. Duhet t’a kuptojmë se ekziston dallimi, ndërmjet ekzistencës dhe njo-hjes së ekzistencës. Përreth nesh ekzistojnë miliona gjëra që i kryejnë detyrimet e tyre në jetë. Ne prej tyre përfitojmë shumëçka, duke mos e ditur nëse ekzistojnë ato apo jo. Ishte vullneti i All-llahut të Lartëmadhëruar që të mësojmë se ekzistojnë miliona gjëra që e kryejnë detyrën e tyre në univers por që ne nuk i njohim ato. Mosnjohja e tyre nga qenia njerë-zore nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë.
Për t’a përmbyllur, përsa trajtuam në këtë kapitull, themi: All-llahu xh.sh. ka bërë që jeta të rrjedhë nga mashkulli dhe femra. Për çdo gjë ka krijuar çiftin. Shtimi nuk vjen, ve-tëm prej gjinisë së një lloji, por nga bashkimi i të dy gjinive. Më pas shfaqet Fuqia e All-llahut, e cila qëndron mbi ligjet dhe rregullat e proceseve natyrore.
Pastaj u argumentua se jeta është zinxhirore, dhe ka li-dhshmëri prej Ademit, (e do të vazhdojë hallkë pas hallke) deri në Ditën e Kijametit. Ajo transmetohet nga një njeri i gja-llë, tek një njeri tjetër i gjallë. Kur të vijë vdekja çdo gjë stagnon.
  Gjithashtu, u agrumentua se, njeriu nuk mund të arrijë të kuptojë sekretin e jetës ose fillimin e krijimit. Ai nuk e di se si erdhi deri aty, sepse ai nuk e ka përjetuar ose dëshmuar atë. Përderisa njeriu nuk ka arritur të njohë një sekret, prej sekre-teve që është në brendi të trupit të tij (shpirtin), atëherë pse është kaq ambicioz që t’a kuptojë sekretin e krijimit të unive-rsit, në tërësi.
All-llahu xh.sh. nuk e ka bërë mendjen mjet për t’i njohur sekretet e jetës, por mendja duhet të meditojë rreth shenjave të All-llahut në univers, vetëm sa për t’u bindur se i Lartësuari është Ai i Cili e ka krijuar këtë univers. Nëse të dërguarit e All-llahut kanë ardhur për të sjellë programin e Zotit, ka qenë e domosdoshme që mesazhi i këtyre të dërgu-arve të pranohej, por mjerisht ata u pritën në mënyrë injoruese. All-llahu na mbroftë prej kësaj.
  Ne kur duam të mësojmë për sekretin e jetës dhe të vdekjes, patjetër duhet që ato (dijenitë e atyre sekreteve) t’i marrim nga Ai i Cili i ka krijuar ato. Ne, çdo ditë, transfero-hemi prej jetës në (një gjendjeje)  vdekje kur biem në gjumë dhe prej vdekjes në jetë kur zgjohemi. Por këto gjëra nuk i vë-rejmë nga rutina e përditshme, injoranca dhe mungesa e vëme-ndjes sonë.
Njeriu i nënshtrohet, së paku, ligjeve të jetës së tij: ligjeve të zgjimit dhe ligjeve të gjumit.
Por, vërtet, ç’ka është jeta? Këtë pyetje do t’a shpjegojmë në kapitullin tjetër, inshaAllah, nëse ka shprehur i Lartësuari vullnetin e Tij.
 





******
*****
****
***
**
*





KAPITULLI I DYTË
 

 

Ç’ËSHTË JETA
 

 
Në orvajtjen tonë për t’a kuptuar jetën, duhet t’a kemi të qartë se All-llahu xh.sh.nuk e krijoi jetën vetëm për qeniet njerëzore dhe xhinn-ët, por duhet të kuptohet se jeta ka shtrirje në secilën pjesë të këtij universi. Perceptimi njerëzor për jetën është: ‘çdo gjë që ndien dhe lëvizë’. Por thënë të vërtetën, jeta është: ‘çdo gjë që e kryen detyrën e vet në këtë univers.’
Ne themi se njeriu është i gjallë, sepse lëvizë, ecën dhe flet. Gjithashtu, themi se kafshët janë të gjalla, po për këtë shkak, sepse ato ecin dhe kanë ndjenja. Bimët, po ashtu, janë të gjalla sepse marrin frymë. Ndërsa për krijesat e tjera ne mendojmë se nuk janë të gjalla. Por kjo nuk është e vërtetë. Si?
Të kuptuarit e jetës në këtë univers ndryshon nga të kuptuarit tonë plotësisht. Thamë se speciet në univers janë katër:
1.    Trupat -“inorganikë ose të pajetë”
2.    Bimët
3.    Kafshët dhe
4.    Njeriu.
Secili lloj i këtyre specieve i shërben tjetrit, ndërkohë që secili ka veçoritë e veta. 
1.    Le të marrim si shembull trupat inorganikë, ata iu ndihmojnë bimëve, kafshëve dhe njeriut. Ata njihen si trupa të pajetë, por ata kanë arritur deri në shkallën e zhvillimit. Këtë do t’a gjeni tek lloji i trupave barishtore në det, që quhen Merxhan-Korale. Do të vëreni se si ajo zhvillohet, edhe pse trupat inorganike nuk e kanë cilësinë e zhvillimit. Por secila specie në vehte, e ka kulmin e vet të zhvillimit në univers. Ajo përfundon së zhvilluari deri në segmentin kufitar të caktuar për të. Fillimi i species së re nënkupton përfundimin e species së më hershme. Trupat inorganikë, ndalohen së zhvilluari në kulminacionin e zhvillimit të tyre ose në veçorinë e tyre të zhvillimit primitiv për llojin e vet.
2.    Ndërsa këtu është fillimi i veçorisë së bimëve. Ato, fillojnë duke u zhvilluar deri në maksimumin e tyre të mundshëm, e ajo është ndjenja. Kemi bimë të cilat kanë ndjenja. P.sh. zonja e turpshme, që është emërtuar kështu nga djelmoshat tanë. Ajo është një lule që kur i afron gishtin, ajo i mbledh gjethet.
3.    Veçoritë e kafshëve fillojnë aty ka kanë mbaruar bimët, pra në zhvillimin e tyre të ndjenjave primitive, në të cilën janë të njohura instiktet, deri në fillimin e të menduarit. Shohim se disa lloje majmunësh, arrijnë t’a imitojnë njeriun, por ata nuk e kuptojnë, e as nuk trashëgojnë diturinë. Njeriu ka mundësi që t’i ushtrojë kafshët me lojëra të ndryshme aq sa ju është mundësuar atyre të mendojnë – siç themi ne ‘mendje primitive’. Por këto ushtrime kafshët, nuk janë në gjendje t’i trashëgojnë. Majmuni i cili është stërvitur me ushtrime të ndryshme nuk mundet t’a mësojë këlyshin e vet ose ndonjë majmun tjetër i cili nuk është ushtruar nga njeriu. Kjo na bën të kuptojmë se të gjitha kafshët që kanë ushtruar kanë marrë një zanat të veçantë për ato që kanë ushtruar.
4.    Në fund vjen njeriu i cili konsiderohet zotëria i këtij universi, të cilin All-llahu xh.sh. e ka dalluar me mendje, të planifikojë në krijesat e All-llahut xh.sh., t’i mendojë dhe perceptojë shenjat e All-llahut, dhe t’a ndjekë programin e të Lartësuarit.
Ne i shikojmë trupat inorganikë, se si ata nuk kanë jetë dhe lëvizje, por ne nuk vërejmë se si ata e kryejnë detyrën e vet në atë mënyrë. Le të studiojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Librin e Tij, Kur’anin Kerim, e cila thotë:

كل شيء هالك الا وجهه"

“...përveç (All-llahut) Fytyrës së Tij [20], çdo gjë (e krijuar) do të shkatërrohet...”[21]
Ne jemi të bindur, dhe e them me siguri të plotë se, çdo gjë që është në këtë univers do të shkatërrohet atë ditë kur do t’i fryhet Surit [22]. Përderisa All-llahu xh.sh. do ta shkatë-rrojë çdo gjë, nga kjo pra rrjedh se çdo gjë në të ka pasur jetë, sepse shkatërrimi, siç thamë më sipër, është e kundërta e jetës. Le ta lexojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim:

" ليهلك من هلك عن بينة ويحي من حي عن بينة "

“...për t’u shkatërruar ai që është i padrejtë, -me argumente të qarta, e të jetojë ai që është i drejtë-me argumente të qarta...[23]
Ky ajet kur’anor na lë të kuptojmë se shkatërrimi është e kundërta e jetës. Për këtë arsye, kur i Lartësuari thotë “çdo gjë do të shkatërrohet” lë të kuptojmë se çdo gjë ishte e gjallë, e për këtë arsye, çdo gjë do të shkatërrohet, me përjashtim të All-llahut xh.sh.
Ne jemi duke folur për jetën në cilësinë e saj si ndjenjë dhe lëvizje. Ky është të kuptuarit standard nga ana jonë. Por, realisht, ne jetën duhet që t’a kuptojmë mbi bazat e çdo gjëje që ekziston në univers. Trupat inorganikë kanë jetën e tyre, jetë që atyre iu përshtatet si të tillë. Bimët jetojnë jetën e tyre, ashtu si ato i janë përshtatur asaj jete siç janë. Gjithashtu, edhe kafshët kanë jetën e tyre, që i janë përshtatur atij lloji të jetesës. Por, realisht, ka ngelur edhe një gjë pa u thënë, me të cilën nuk po ekzagjerojmë, e as nuk do të polemizojmë, e ajo është se, të gjitha këto që theksuam, e madhërojnë All-llahun e
Lartmadhëruar.
Këtë e vërtetojmë me këtë ajet kur’anor:

" وما من دابة في الأرض و لا طائر يطير بجناحيه الا أمم أمثالكم ما فرطنا في الكتاب من شيء ثم الي ربهم يحشرون"

“ S’ka asnjë kafshë që është në tokë, e as shpezë që fluturojnë me krahët e tyre, të mos janë bashkësi, sikurse edhe ju. Ne, në Libër nuk kemi lënë asgjë mangut, dhe pastaj te Zoti tyre do të tubohen. ”[24]  
gjithashtu, edhe ajeti tjetër:

" و ان من شيء الا يسبح بحمده ولكن لاتفقهون تسبيحهم "

“ ...dhe, çdo gjë e Lartmadhëron dhe e falënderon Atë, por ju nuk i kuptoni Lartmadhërimet (tesbih-ët) e tyre...”[25]
Të fillojmë me trupat inorganikë. Ata kanë jetën e tyre, të cilën e jetojnë edhe pse ne nuk e kuptojmë. Ne e shohim një trup inorganik para syve tanë që është i palëvizshëm. Por a është kjo e vërteta!?
Kur ishim në shkollë na kanë mësuar se si arrihet deri tek magnetizimi i trupave ose hekurit. Mësonim se si hekuri merr cilësinë (magnetike) e tërheqjes së trupave. Na sillnin një enë cilindrike në të cilën kishte ashkla hekuri. Pastaj merrnim magnetin dhe e kalonim nga njëra anë. Shikonim se si ashklat e hekurit e ndërronin drejtimin e tyre, sistemoheshin në një rresht dhe bëheshin të magnetizuara. Kjo provë, me të cilën lëviznin pjesët e hekurta, bëhej tek të gjitha pjesëzat e hekurit kur e kalonim magnetin në një drejtim. Kjo është një provë shumë e thjeshtë, të cilën e kemi vërejtur tek ashklat e hekurit. Kështu ndodh edhe kur ne kalojmë edhe shufrën e hekurt, pavarësisht se ne nuk e vërjemë atë, për shkak të copës së dendur të hekurit.
 

 
TRUPAT QAJNË,
DËGJOJNË DHE FLASIN
 
 

Lëvizjet e trupave inorganikë syri nuk i vëren dot dhe ne nuk dimë gjë për to. Por një gjë është e ditur: ato e kryejnë detyrën e tyre sikurse gjallesat e tjera organike. Ne themi se trupat inorganike nuk kanë jetë, por, në realitet, këto trupa që ne themi se nuk kanë jetë, kanë mirësjellje, por ne nuk e kuptojmë. Le t’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh.:

" فما بكت عليهم السماء والأرض وما كانوا منظرين "
“  Dhe as qielli e as toka nuk i vajtoi ata [26], e as nuk iu dha afat atyre” [27]
Toka dhe qielli kanë mirësjellje. Ato qajnë, ndoshta edhe qeshin, edhe pse ne nuk i kuptojmë, por supozojmë se ato janë të ngurta (inorganike), e as nuk ndiejnë, e as nuk qajnë. Toka dhe qielli kanë veshë për të dëgjuar fjalët e All-llahut të Lartmadhëruar, dhe e kuptojnë dhe ia kthejnë përgjigjen Atij.
Kështu na informon Kur’ani Kerim, kur thotë:

" ثم استوي الي السماء و هي دخان فقال لها وللأرض ائتيا طوعا أو كرها قالنا أتينا طائعين "
“Pastaj vazhdoi (krijimin) e qiellit kur ai ishte tymnajë, duke i thënë atij (qiellit) dhe tokës: ejani, me ose pa dëshirë. Ato dyja (toka dhe qielli) i thanë: erdhëm vullnetarisht! [28]
All-llahu xh.sh. i është drejtuar me fjalët e Tij qiellit dhe tokës, ata e kanë kuptuar të Lartmadhërishmin (urdhërin e Tij) dhe i janë përgjigjur me një gjuhë që askush nuk e di, përveç All-llahut xh.sh. Përderisa puna ka qenë kështu, neve nuk na lejohet të themi për tokën dhe qiellin se janë ‘memecë’. Pra toka ka në vetvete veshë që dëgjon dhe (gojë që) përgjigjet.
Lexoni thënien tjetër të All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim:
" اذا السماء انشقت. و أذنت لربها و حقت. و اذا
الأرض مدت. و ألقت ما فيها و تخلت. وأذنت لربها وحقت"
“Kur qielli të çahet, e të dëgjojë Zotin e vet (me bindje të plotë), sepse e meriton. Edhe kur toka të shtrihet (për shkak se malet do të shpërbëhen), e t’i flakë gjithë ç’ka në brendinë e vet (të vdekurit...) derisa mos të mbetet asgjë në të dhe të dëgjojë Zotin e vet (me bindje të plotë), sepse e meriton ...”[29]
ç’kuptojmë nga kjo?
Kjo do të thotë se toka dëgjon me veshët e saj. Gjithashtu, edhe qielli ka veshë me të cilët dëgjon. Edhe toka ka veshë me të cilat dëgjon, gjithashtu. Kur i Lartësuari All-llah ju thotë: A më dëgjuat? -  ato i përgjigjen Atij. Të gjitha këto për ne janë të panjohura, dhe ne nuk kuptojmë asgjë prej tyre.
All-llahu xh.sh., gjithashtu, na ka informuar se këto kanë mirësjellje dhe i frikësohen All-llahut xh.sh. Sipas kësaj ne kuptojmë se këto i frikësohen Atij më shumë se sa zemra e njeriut.
 
Për këtë, i Lartmadhëruari, thotë:

" ثم قست قلوبكم من بعد ذلك فهي كالحجارة أو أ شـد قسوة وان من الحجارة لما يتفجرمنه الأنهار و ان منها لما يشقق فيخرج منه الماء و ان منها لما يهبط من خشية الله "

“(edhe pas gjithë këtyre argumenteve) Zemrat tuaja u forcuan, ato u shndërruan sikur guri ose diçka edhe më e fortë se sa guri [30]! Kemi shkëmbij që prej tyre burojnë lumenj, por kemi prej tyre, që kur ata të çahen, del uji, gjithashtu kemi prej tyre që drithërohen nga frika e All-llahut...”[31]
Pra po shohim se edhe trupat inorganikë kanë jetërat e tyre të ndryshme, disa prej të cilave janë të theksuara në Kur’anin Kerim dhe shumë prej tyre të cilave ne (njerëzit) nuk dimë asgjë për to. Për disa prej tyre, na ka treguar i Dërguari All-llahut, Muhammedi s.a.v.s., si për shembull për gurin që e kishte para duarve të tij, i cili bënte tespih (lartmadhëronte Allahun). Edhe malet bënin tespih së bashku me Dautin a.s. Për këtë, i Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:

" وسخرنا مع داود الجبال يسبحن و الطير وكنا فاعلين "
 
“...Ne i nënshtruam së bashku me Davudin, malet dhe shpezët, që t’a lartmadhërojnë All-llahun, (këto të gjitha) ishin prej veprave Tona.” [32]
 



BIMËT (ndiejnë) GJITHASHTU
 


Nëse, tani, i lëmë anash trupat inorganikë dhe kalojmë tek bimët, do të shohim se edhe këto ndiejnë. Secili që bën tesbih,[33] ka për qëllim t’a përkujtojë All-llahun xh.sh. Le të kujtojmë tregimin e pemës së hurmës. Kur i Dërguari i All-llahut, mbante ligjëratat (hutbet) e tij, ai e kishte zakon të mbështetej tek trungu i hurmës[34]. ثshtë një tregim shumë i njohur për ne, që më pas atë hurmë e bënë mimber[35] të xhamisë. Kjo pemë kishte nxjerrë një ofshamë, që ishte shenjë e mërzitjes, kur Muhammedi s.a.v.s. ndërroi jetë. Ky është një argument i ndjenjave të bimëve edhe pse ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre. Gjithashtu, kemi edhe shembullin e hurmës, e cila i puthi dorën Muhammedit s.a.v.s. Kjo është edhe një prej mrekullive të shumta të tij.
Edhe pse ekzistojnë shenja të jetës tek bimët, ne ato nuk i njohim. Ne dimë vetëm se bimët zhvillohen dhe kaq. Edhe bimët, gjithashtu, janë krijuar që me anë të shijes të zgje-dhin atë që duan. Kjo është hyjnore. Bimët thithin ujin prej kanaleve të rrënjëve adventive, të cilat ne i quajmë (pompa me presion- Ismozi), dhe e dërgojnë atë deri tek rrënjët adventive.
Këto prova i kemi bërë duke qenë në shkollë. Merrnim tubacione me rrënjë adventive, ato i vendosnim në një enë të mbushur plot me ujë. Vërenim se si ato e thithnin ujin dhe se si niveli i ujit ngrihej. Kjo rritje bëhej me ndihmën e këtyre rrënjëve, të cilat i kemi quajtur pompa me presion- Ismozi. Pra, na është thënë se bimët ushqehen në këtë mënyrë, por është harruar një gjë të na thuhet: nëse bimët ushqehen në këtë mënyrë, pse ato, atëherë, kanë prodhime të ndryshme, ndërkohë që ato ushqehen prej të njëjtit ujë? Nga kjo pyetje mësojmë se i Lartësuari All-llah, iu ka dhënë bimëve diçka më shumë se sa pandehim për  veçorinë e llojit të tyre. Pra, edhe ato kanë veçorinë e përzgjedhjes.
Për këtë arsye shohim se secila pemë zgjedh prej tokës ato elemente që i shërbejnë për të dhënë frutin.
Secila pemë bën përzgjedhjen e vet. Merr prej elementeve tokësore aq sa asaj i nevojitet,  aq sa t’i prodhojë frutat e saj, të ëmbla, me ngjyrë, me aromë tërheqëse dhe që e bëjnë atë të veçantë. P.sh. të supozojmë se kemi një pemë molle, pranë saj pemën e handhalit[36] dhe pranë handhalit të kemi bimën e specit. Edhe pse ujitja bëhet prej të njëjtave elementeve, secila në vete do të thithë nga toka atë që i nevojitet. Handhali, përzgjedh elementin që i prodhon më shumë thartirë, molla më shumë ëmbëlsirë..., ndërsa speci atë që prodhon më shumë djegësirë. Gjithashtu, secila në vetvete, ka ngjyrën e veçantë, formën e veçantë dhe secila ka emrin e vet.  Pra, kjo është jeta që All-llahu xh.sh. e ka krijuar tek bimët: secila bimë ose pemë përzgjedh elementet të cilat i përshtaten.
Lexoni thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim, e cila thotë:

"وفي الأرض قطع متجاورات وجنات من أعناب وزرع ونخيل صنوان وغير صنوان يسقي بماء واحد ونفضل بعضها علي بعض في الأكل "
“Dhe, në tokë ka vende me të mbjella të ndryshme, e që janë pranë njëra tjetrës. Në to, ka hardhi e grurë, gjithashtu edhe hurma që janë me një pip ose me dy pipa. (Të gjitha bimët) ujiten nga i njëjti ujë, por, Ne, disa prej tyre i kemi dalluar (në shije) për ngrënie...” [37]
 
Këto ishin disa aspekte të jetës, të cilat vërehen tek bimët: ndjenjë, lëvizje, përzgjedhje dhe kryerje e detyrës.
 
BUBURRECI FLET, PUPЁZA DI
 
 

Nëse kthehemi tani tek insektet, do të shohim se edhe ato veprojnë me një precizitet të mahnitshëm. Ato, pa dyshim, kanë gjuhën e tyre dhe kuptohen me llojin e qenies së vet. A nuk ishin buburrecat ata të cilët, kur e panë ushtrinë e Suljmanit a.s., thanë:

" يا أيهاالنمل أدخلوا مساكنكم لايحطمنكم سليمان وجنوده وهم لا
يشعرون "

“...(njëri prej buburrecave tha): O ju buburreca, hyni në vendbanimet tuaja, të mos ju shkatërrojë Sulejmani dhe ushtria e tij, sepse ata nuk e hetojnë (ndiejnë) (shkatërrimin tuaj).” [38]
Kush i mësoi buburrecat se ushtria që po vinte ishte e kryesuar nga Sulejmani a.s.!? Kush i mësoi ata, se kur të vinte ushtria, buburrecat do të shkatërroheshin dhe do të vriteshin pa e ndier (ushtria) prezencën e tyre? Kush i mësoi ata të me-ndojnë në këtë mënyrë? Pra, ajo mendje që gjykon, nuk mund t’a kuptojë këtë ndryshe, përveçse se ato janë qenie që kupto-jnë, ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për këto krijesa. Ato ku-ptojnë, por ne nuk e dimë se si ato kuptohen dhe çfarë ato bëjnë ndërmjet tyre.
 
Nëse lexojmë tregimin e pupëzës dhe Sulejmanit a.s., do t’a kuptojmë se sa e gjërë është dituria tek krijesat e All-llahut, përveç njeriut. Por, çfarë i tha pupëza Sulejmanit a.s.!?
 
I Lartësuari xh.sh., në Kur’anin Kerim, thotë:

" أحطت بما لم تحط به وجئتك من سباء بنباء يقين. اني وجدت امرأة تملكهم وأوتيت من كل شيء ولها عرش عظيم. وجدتها و قومها يسجدون للشمس من دون الله و زين لهم الشيطان أعمالهم فصدهم عن السبيل فهم لا يهتدون "

“...( Pupëza s’vonoi shumë, erdhi dhe tha): Kam marrë informatë të cilën ti (Sulejman) nuk e ke. Unë po vij tek ti nga Seba me një lajm shumë të sigurtë. Gjeta një grua e cila e mbretëronte atë vend, asaj i ishte dhënë çdo gjë (që i nevojitej një sunduesi), ajo madje kishte një fron të mahnitshëm. Pashë se ajo dhe populli saj po i bënin sexhde diellit, e jo All-llahut. Shejtani ua kishte zbukuruar vepri-met e tyre, andaj i kishte larguar nga e vërteta. (Mjerisht) ata nuk ishin të udhëzuar.”[39]
Të shikojmë, së pari, se ç’na tregojnë këto ajete. All-llahu xh.sh. i kishte dhënë Sulejmanit a.s. pushtet të tillë, që askujt më parë prej qenieve njerëzore nuk ia kishte dhënë këtë mundësi në botë. Përkundër këtij pushteti të madh që kishte, Sulejmani po dëgjonte nga pupëza atë që e kishte mësuar i Lartësuari All-llah, gjëra të cilat Sulejmani a.s. nuk i dinte. All-llahu xh.sh. e bëri këtë që Sulejmani a.s. të mësonte dhe t’a kuptonte se Ai nuk ia jep diturinë vetëm një njeriu. Ai (Su-lejmani) e kuptoi se secili ka specifikat e veta, dhe se askush nuk është i përsosur. Secilit i mungon diçka.
Kush e mësoi pupëzën se ajo mbretëri quhej ‘Mbre-tëria e Sebas’? Kush e mësoi atë se ai popull është nën udhë-heqjen e një gruaje, e cila kishte edhe një fron madhështor, apo se ai popull adhuronte diellin e jo All-llahun? Kush e mësoi se veprimet që bënin ata ishin prej veprave të shejtanit, i cili po ua hijeshonte atyre sjelljet!? Të gjithë këtë dituri, pupëzës ia kishte dhënë All-llahu xh.sh., ndërsa ne mendojmë se shpezët nuk kuptojnë, ndërkohë që ato ia kthejnë përgjigjen qiellit, gjatë hulumtimit të tyre për ushqim. Kjo është detyra e tyre!
  All-llahu i Lartmadhëruar na tregoi se buburrecat kanë gjuhën e tyre dhe flasin. Sikur ne t’a kuptonim këtë gjuhë, do të dinim se çfarë bisedojnë ata. Gjithashtu, edhe pupëzat kanë gjuhën e tyre. Sikur t’a dinim se çfarë flasin ato do të mësonim shumëçka prej mungesave të shumta që ne kemi si qenie njerëzore. Të gjitha qeniet e falënderojnë All-llahun e Lartmadhëruar! Jeta nuk përfshihet vetëm tek njeriu, por ajo i përfshin të gjitha speciet e universit, por ne, nuk dimë gjë për këtë, me përjashtim të disa gjërave të vogla.
 

 






******
*****
****
***
**
*






JETË, POR E PANJOHUR PËR NE
 


Kemi jetëra të cilat ne nuk i njohim fare. Ne njohim vetëm ato, për të cilat na ka informuar i Lartmadhëruari. Melekët janë të krijuar prej dritës (nurit). Ne nuk i shohim, e as nuk i dëgjojmë. Gjithashtu, edhe xhinn-ët janë të krijuar prej zjarrit, por edhe ata ne nuk i shohim, me përjashtim të rastit kur ata shndërrohen dhe marrin formën materiale.
I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, na informoi për shejtanin, duke na thënë:

" انه يراكم هو وقبيله من حيث لا ترونهم "

“Ai (shejtani) dhe farefisi i tij ju sheh, prej nga ju s’i shihni dot ata.”[40]
Ne këtu pyesim: Si mund që t’a besojmë jetën (ekzistencën) e atyre llojeve, që ne nuk i shohim?
Përgjigja është: Të pamurit e diçkaje, nuk është i vetmi mjet për të besuar se ai gjësend ekziston. Kemi shumë gjëra të cilat nuk i shohim, por ato ekzistojnë. Ekzistenca e gjësendit nuk mbështetet në njohjen e asaj ekzistence. Për këtë arsye, All-llahu xh.sh., ka dashur që ato të na i zbulojë neve, në mënyrë që të njihemi me ekzistencën e tyre, pasi ne nuk kemi qenë në gjendje t’i njihnim në të kaluarën.
Kur ti vështron me sytë e tu p.sh. një pikë ujë, syri yt nuk sheh aty asgjë. Por sikur atë pikë uji t’a vështroje me mikroskop, atëherë ke për të parë se në atë pikë uji ka jetë, sepse vërehen gjallesa të tjera të ndryshme që lëvizin. Kështu është edhe me gjakun. Në të nuk sheh asgjë, por kur ti e dërgon atë në laborator, do të marrësh dhjetra analiza të tij, (prej elementeve) që ekzistojnë në të, p.sh. rruazat e kuqe, rruazat e bardha, hemoglobina, etj., madje edhe të mikrobeve të cilat hyjnë në trup dhe të lëvizjeve të tyre. Kështu mësojmë se ato janë shumë precize dhe interesante. Të gjitha këto i vërejmë në gjak. Më pas (në bazë të analizave) ne mund të përcaktojmë edhe cilit grup i përket (ai gjak).
Shkenca bashkëkohore na ka dhënë mundësi që ne të mësojmë shumë sekrete të gjithësisë, të cilat nuk i kemi ditur më parë. Çdo ditë ne zbulojmë gjëra të reja, planete ose yje, të cilat, për ne, ishin inekzistente më parë. A mos vallë këto gjëra u krijuan në momentin kur ne i zbuluam? Përgjigja do të ishte: Jo! Ato kanë ekzistuar para se ne t’i zbulonim, dhe secila e kryente detyrimin e vet në univers.
Mikrobet (viruset), të cilat u njohën së fundi, përmes mikroskopëve shumë të sofistikuar të kohës moderne, gjithashtu kanë ekzistuar me këto cilësi që i kanë edhe tani. Ato shkaktonin sëmundje tek njerëzit, por askush nuk e kuptonte se prej çkaje rënkonin ata njerëz. Kështu u vazhdua, derisa u zbuluan mikroskopët, të cilët i zmadhojnë gjërat me qindra mijëra herë. Pastaj u vërejt se kemi të bëjmë me një jetë të mahnitshme, që për ne ka qenë më parë inekzistente. Jeta ka lindje dhe shumime, ajo ka ligjet e veta. Prej hulumtimeve precize nuk e vërejmë se si ato (viruset) hyjnë në trup dhe shkaktojnë temperatura të larta, të cilat shkaktojnë edhe vdekje.
Rrezet lazër p.sh. i përshkojnë distancat me një precizitet të paimagjinuar. Tani këto i përdorim në bujqësi, kirurgji e në shumë vende të tjera. A mos i solli njeriu këto rreze në univers? Sigurisht që jo. Këto krijesa kanë ekzistuar që nga Ezeli [41] dhe ato e kryejnë detyrimin e tyre me një precizitet të lartë, por ato nuk kanë qenë të njohura për ne, me përjashtim të disa viteve më parë.
 
 
DITURIA  E ALL-LLAHUT
DHE E NJERIUT
 


Kur Sulejmani a.s. shfaqi dëshirën që t’ia sillnin fronin e Belkizës, ai, tani, ishte i informuar se ajo me ushtrinë e saj e kishte lëshuar vendin e saj për t’u takuar me Sulejmanin. Çfarë u tha ai komandantëve të tij, si prej njerëzve ashtu edhe prej xhinn-ëve?
Le të shohim Kur’anin Kerimin se ç’na tregon për këtë rast:

" أيكم يأتيني بعرشها قبل أن يأتوني مسلمين "

“...cili prej jush do të ma sjellë mua fronin e saj, para se të vijnë tek unë të dorëzuar (nënshtruar).”[42]
Filloi një garë, midis kryesuesve të dy qenieve (njerëzore dhe xhinn-ëve), se cili do t’ia sillte Sulejmanit a.s., fronin e Belkizës. Ushtria e qenies njerëzore, heshti. Ishte krijesë prej materies tokë, dhe nuk posedonte forcë dhe mundësinë e fshehjes (sikur që mundnin xhinn-ët - shën. i përkth.) e as nuk posedonin shpejtësinë që të shkonin dhe të vinin para ushtrisë

 

birdman-gazi  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free