www.Gazi-Birdman.Page.TL
 
gazi-birdman.page.tl
birdman  
  Hyrie
  FAZA DASHURIE
  HITET E MUAJT
  Cili eshte ndryshimi midis nje hackeri dhe nje crackeri
  ANTI VIRUS
  COUNTER
  PSIQIK-A
  XHITH QKA PER PC
  MSN PASWOR-T
  WINDWOS XP SHQIP
  BARCOLETA
  NiCKA PER MSN
  JETA DHE VDEKIA
  FUNDI I BOTES
  WEBA PER MUZIK
  100 PROGRAME
  dowllado 100 kenget ma 3
  ZBULIME TE REJA
  BOTIMET E IAVES
  SEKSI
  MARKETING TE FIRMAV
  DOWLLADO SKYPE
  PYTJE TE Dryshme
  FOTO VETURASH
  PROGRAM SE SI ME BON VIDO XHAT BISEDES
  BIRDMAN MUZIK VIDEO
  HiTET EDITES
  HITET E JAVES
  ROCK SHQIP
  HIP HOP
  LOJRA
  DREQ FOTOGRAFI
  DOWLLADO 4 LLOJ MSN
  DOWLLADO DJ
  DOWLLADO ANTI VIRUSA
  XHITH QKA RRETH TV
  NEWS
  Download NVIDIA
  DOWLLADO KUIZ
  DIQKA PER AIPIT
  EKONOMI
  VIP
  SHENDETSI
  TEKNOLOGJI
  ASTROLOGJI
  SPORT
  MULTI MEDIA
  FILMA
  CONTER STRUKE DOWLLAUD
  GALERIA
  2PAC
  EMINEM
  USHER
  50CENT
  MAJKELL XHEKSON
  ADELINA ISMALI
  GENTA ISMALI
  ZANFINA ISMALI
  JEHONA SOPI
  NORA ISTREFI
  MARIA KERY
  UNIKKATIL
  PRISHTINA
  ADEM JASHARI
  GJRTGJ KASTRIJOTI SKENDERBEU
  ANKANDE-TENDERA(3)
  AUTOMJETE-VETURA (85)
  AVUKATORIA
  FIRMA TE KOSOVES (11)
  LAPTOP NOTEBOOK
  DELL
  COMPAQ
  DOWLLADO PROGRAMIN E CAMERES
  DOWLLADO WINAMP
  DOWLLADO ARESI-N
  TV ON MY PC
  TV PLAYER
  DRIVERS
  AGES MP3
  KICK BOX
  FJALOR GJERMANISH SHQIP
  CILA OSHT FEMRA MA SEKSI NE BOT
  BATISTA KIQER
  LUAN KRASNIQI
  BESIM KABASHI
  DOG
  2 KRISMAT E NATES
  BENI ECEN VETEM
  CIFTI I LUMTUR
  DORA E NGROHET
  DUL I HESHTUR
  ETJET E KOSOVES
  FIJE QE PRITEN
  FURTUNA
  GJENERALI MIGROFONI
  GJERGJ KASTRIJOTIT
  HIJET
  HIJET QE MBESIN PAS
  HERIZONTE TE HAPRA
  KOHA NUK PRET
  KTHIMI I USHTRIS SE VDEKUR
  JANARI 2008
  FILMA SHQIP
  UQK VIDEO
  NOKIA
  SAMSUNG
  MOTOROLA
  SAGEM
  SHARP
  SIMENS
  FIRMA BEKO BON REKLAMIN
  DERMATOLOGJIA
  GASTRONENTEROLOGJIA
  INFEKSIONET
  KIRURGJIA
  ON KOLOGJIA
  PEDIATRIA
  STOMATOLOGJIA
  DIETA
  GJINEKOLOGJIA
  KESHILLA
  NJOHURI
  ORTOPEDIA
  PSIKIATRIA
  UROLOGJIA
  FOTO ARKIVA
  VIDEO ARKIVA
  TV PANORAMA
  DOSIER
  SPEKTAKER
  OPINJONE
  KRIME NE ITERNET
  DOWLLADO SPYWARE
  TESTESTED SPYWARE FREE
  NERO 8.3.6.0 DOWLLADO
  KRIJO IKONA
  KRIJO TESTE
  KRIJIME ARTISTIKE
  KOHA E KOMETES
  LIGJERATA ISLAME
  NJERZ EDHE FATE
  GEZUAR 2009
  FOTO PER MSN
  TEATER
  HERESKOPI 2009
  DERGI SMS FALAS
  SHIT BLERIET E VETURAV MATORAV ETJ
  FJALOR NE 48 GJUH
  VIDEO EGLISH
  SHKARKO NGA YOUTUBE
  SHKARKO PROGRAMA
  YOUTUBE KERKO
  KAQUSHA THAQI
  DOWLLADO 7 PHONE
  SHENIME PER KUPJOTORIZEM
  PRISH PC-N
  JA NI TRICK PER MSN
  PER TI HEK VIRUSAT PREJ PC-S
  SHKRUJE EMRIN TEK ORA NE PC
  SI TE DIKTONI PASVORTA
  THE 1 EMAIL (ALLS TIP HACK E-MAIL)
  HYRI DIKUIT NE PCN PREJ MSN-S
  100% PER MI HY DIKUIT NE PC
  CC WALIDE MERRNI
  PROGRAM PER ME INGJIZU
  BONE PCN TUAJ TE FILLOJ EDHE TE MBAROI ME BISMILAH
  SMS FALAS
  WIDWOS XP FOR PSP
  SHERBEN PER PASTA TE EMAILAV
  FILMI NEN TOKA
  SI MU RIXHISTRU NE 3JAM
  THONJE NGA UNE Gazi
  GJITH QKA MBI FAREN EZEZ
Mir se erdhet ne Birdman-Gazi@msn.com
KRIME NE ITERNET

Ja se si krimi në internet bën shantazh, boshatis llogari bankare dhe
dhunon sigurinë e çdo përdoruesi. Por, gjithsesi, shoqëritë e programeve
kompjuterike kanë bërë përmirësime në betejën kundër hakerave

Beteja e “spiunëve” në rrjet

Është ora 09.30 e mëngjesit e datës
10 shtator, ndërsa bota ka shtangur,
pasi në Gjenevë janë duke ndezur
përshpejtuesin e grimcave, i cili do të rikrijojë
kushtet e universit menjëherë pas Big
Bang-ut. Dhe, njëkohësisht, në faqen e
internetit, ku shfaqej edhe ky eksperiment,
në vend të asaj origjinales shfaqet
një faqe e quajtur "The greek security
team". Çfarë do të thotë kjo?
Faqja zyrtare e Cernit, po pikërisht ajo
u bë shënjestër e hakerave, duke vënë në
panik shkencëtarë dhe inxhinierë. Por, për
fat të mirë bëhej fjalë për një gjest më së
shumti simbolik se sa një sulm i vërtetë
dashakeqës. Ndërsa ka pasur një natyrë
krejt të ndryshme ndërhyrja vitin e shkuar
në sistemin e "Best Western hotel". Hakeri
arriti të marrë numrat e kartave të kreditit
dhe të dhëna personale nga 8 milionë
klientë, që në 12 muajt e fundit kishin
prenotuar nga një dhomë në një nga 1312
hotelet e këtij zinxhiri. Interneti nuk është
më i sigurt. Tashmë ai është bërë fusha
e betejës për këta informatikanë, të cilët
sfidojnë njëri-tjetrin, duke sulmuar faqet
më të sigurta aktuale. Kështu, shpjegohet
edhe shembulli i Cernit. Por, mbi të gjitha,
kjo është bërë një mënyrë e mirë për të
fituar para, duke u kujtuar se krimi virtual
vitin e shkuar ka fituar 105 miliardë dollarë.
Një shifër kjo që e kalon atë të biznesit
të paligjshëm të drogës. Këto aktivitete
të jashtëligjshme nuk limitohen me
vjedhjen e identitetit, apo të disa kartave
të kreditit. Policia braziliane kohët e fundit
arrestoi plot 41 hakera, të cilët kishin
vjedhur disa kode sekrete të disa llogarive
të rëndësishme bankare, nga të cilat më
pas do të vidhnin 4 milionë dollarë. Ndërsa
në Turqi u arrestua ukrainasi Maksim
Jastremski, me akuzën se kishte fituar
dhjetëra milionë dollarë falë vjedhjeve të
identitetit. Dhe që fenomeni nuk duhet
neglizhuar, këtë e konfirmon një dokument
i FBS-së, që ka dalë kohët e fundit,
sipas të cilit krimi virtual, për natyrën e tij
të organizuar, për zhvillimin dhe
përhapjen e tij të shpejtë, zë vendin e tretë
në prioritetet e drejtësisë së SHBA-së, ku
përpara ka terrorizmin dhe spiunazhin.
Në fakt, kanë ardhur kohë të tjera.
Kohë më parë kriminelët duhej të
kërcënonin fizikisht një person, ose aktivitetin
e tij për të marrë disa para, ndërsa
sot do të mjaftonte një e-mail i thjeshtë në
përmbajtjen e të cilit do të lexohej: "Akreditoni
50 mijë euro në llogarinë time, ose do
të paralizoj faqen tuaj zyrtare të internetit".
Ky mund të konsiderohej si një
rrëmbim dixhital. Dhe në fakt mesazhe të
tilla mbërrijnë gjithmonë e më shpesh në
institutet akredituese, kompani sigurimesh,
ose faqe interneti ku vihen baste
online. Dhe paratë e kërkuara (që shpesh
janë shuma të konsiderueshme), shpeshherë
paguhen për të evituar dëmet e
imazhit dhe rrjedhimisht humbjen e klientelës.


Por, nëse hakerat
gjithmonë e më shumë
bëhen më të
zhdërvjellët dhe të
zotët për të sulmuar
me sukses, edhe
objektivat e tyre, ose
më mirë të themi edhe
preja, ka filluar të
pajiset me sisteme
efikase mbrojtëse



Fjalët që duhen njohur
"SPYWARE"
Ose ndryshe një program spiun, i cili
instalohet automatikisht dhe mund
të marrë të dhëna personale të
rëndësishme (si informacionet e
kartës së kreditit)

"PHISHING"
Mesazhe të cilat stimulojnë grafikën
dhe përmbajtjen e mesazheve email
që dërgojnë bankat, kompanitë
e sigurimeve, ose kompani të tjera
të respektuara. Në këtë mënyrë
informacionet e fshehura jepen nga
vetë viktima, i cili nuk e ka kuptuar
trukun

"VISHING"
Ky lloj sulmi është evoucioni i
"phishing" dhe godet ata të cilët e
përdorin internetin për të telefonuar
me "Voip" (si për shembull skype)

"ZOMBIE"
Është Kali i Trojës (Trojani) që vë në
dispozicion të plotë për hakerin,
kompjuterin e infektuar, të quajtur
ndryshe "zombie". Falë miliona
kompjuterëve të tillë, hakerat mund
të paralizojnë faqe të ndryshme
interneti


Klasifikimi i vendeve nga të cilat nisen mesazhet e ashtuquajtura “spam”

Krimi në rrjet, më
fitimprurës se droga



105
miliardë dollarë është shuma të
cilën mund të përfitojë krimi në
internet në vitin 2008, shumë e
cila e kalon atë të përfitimeve
që vijnë nga trafiku botëror i
drogës

23
për qind e kompjuterëve italianë
janë të infektuar (1 në 4), sipas
disa analizave të cilat e rendisin
Italinë në vendin e tretë më të
goditur në Evropë dhe në atë të
dhjetin në shkallë botërore

60
milionë janë kompjuterët në të
gjithë botën të infektuar me
viruse "Trojanë", të cilët i kthejnë
ato në "zombie", thënë ndryshe,
makina të cilat mund të përdoren
gati totalisht në distancë

27
e-mail-e komerciale në 28 të
tilla klasifikohen si "spam", ose
thënë ndryshe si mesazhe të
padëshiruara, por që dërgohen
gjithsesi nga persona të
panjohur

50
për qind e programeve
kompjuterike që përdoren në
shumë vende të botës nuk janë
origjinale

8
dollarë kushtojnë të dhënat e
një karte krediti të vlefshme (të
cilat janë vjedhur) dhe që mund
t'i prokurosh në tregun e zi të
internetit

Por, nëse hakerat gjithmonë e më
shumë bëhen më të zhdërvjellët dhe të
zotët për të sulmuar me sukses, edhe objektivat
e tyre, ose më mirë të themi edhe
preja, ka filluar të pajiset me sisteme
efikase mbrojtëse. Dhe nuk është rastësi,
që një nga sektorët të cilët po zhvillohen
më shumë në kompaninë IBM, është ai i
sigurisë informatike. Inxhinierët e tyre
kanë montuar një inteligjencë speciale artificiale
në sistemin e identifikimit të ndërhyrjeve
dhe atë të parandalimeve. Kjo do
t'u lejojë kompanive, që veç faktit se do të
jenë të afta të dallojnë ndërhyrjet e hakerave,
por edhe t'i ndalojnë ato. Ky është
një sistem që ka rezultuar më i miri nga 40
të tjerët, të cilët japin zgjidhje analoge.
Studimet e fundit tregojnë se ky lloj
sistemi, pra identifikimi dhe parandalimi
i ndërhyrjeve, është i destinuar të zhvillohet
akoma më shumë në shkallë globale
dhe nga 392 milionë dollarë që ishin
fitimet në vitin 2007, do të arrijnë në 2.7
miliardë, në pesë vitet e ardhshme.
Por edhe viruset informatike nuk janë
më ato të shumë kohëve më parë. Në
imagjinatën kolektive, nëse infektohesh
nga një i tillë, maksimumi mund të
ndodhë që të humbasësh të dhënat të cilat
ndodheshin në sistem. Por nuk është më
kështu. Nga shkatërrues, viruset e sotme
janë transformuar në spiunë. Për këtë fakt
ata sot quhen "spyware". Futen në kompjuter
si agjentë sekretë, duke u manifestuar
sa më pak, në mënyrë që viktima
të mos kuptojë asgjë. Dhe aktivizohen
menjëherë sapo shtypen numrat e kartës
së kreditit, ose fjalët kyçe për të kryer akses
në llogaritë personale online. Regjistrojnë
atë çfarë shkruhet dhe më pas i
dërgojnë të dhënat e regjistruara hakerit
që e ka shpikur si virus. Dhe viktima nuk
kupton asgjë nga ajo çfarë po ndodh. Hard
disku mbetet i paprekur, ajo çfarë boshatiset
është llogaria bankare. Gjithsesi, këto
lloje virusesh janë nga më të ndryshmit
dhe funksionojnë në mënyra të ndryshme.
Edhe antiviruset e fundit janë përshtatur
për të identifikuar të tilla fenomene.
Ndërmjet krimeve informatike më të
rënda për ekonominë është edhe pirateria
e programeve kompjuterike. Sipas të
dhënave të nxjerra nga Aleanca Ndërkombëtare
e Biznesit për këto programe, në
shumë vende të botës rreth 50 për qind e
programeve të instaluara në kompjuterët
personalë nuk janë origjinalë. Praktikisht,
një program kompjuterik në dy të tillë,
është pirate. Ky fenomen vetëm vitin e
shkuar i shkaktoi industrisë informatike
të këtyre programeve një humbje prej
1150 miliardë eurosh. Dhe specialistët
paralajmërojnë se shumica e këtyre programeve
jo të ligjshme mbartin në më të
shumtën e rasteve viruset më të këqij spiunë,
për të cilët folëm më sipër. Në
përgjithësi këto programe blihen të modifikuara
në dyqane, të cilat nuk e kanë të
drejtën e shitjes, ose më së shumti shkarkohen
nga interneti me anë të programeve
"direct connect". Dhe një nga
vendet më problematike në Evropë është
fqinji ynë, Italia. Në Itali, 23 për qind e
kompjuterëve janë të infektuar, ose të
paktën kështu pretendon policia postale.
Por, kjo është një mesatare që Italinë e
rendit në vendin e tretë në Evropë për nga
vendet më të goditura nga viruset dhe në
vendin e dhjetë në shkallë planetare. Në
bazë të llogarive, një kompjuter në katër,
është i goditur nga krimi informatik i organizuar.
Ndërsa një raport i publikuar së fundmi
nga kompania "McAfee", tregon se
kërcënimi më i madh në rrjet vjen nga kompjuterët
e ashtuquajtur "zombie". Këta
kompjuterë janë totalisht jashtë kontrollit
të përdoruesit, pasi infektohen nga viruse
të quajtur "Trojan". Një virus ky që
sillet pikërisht si Kali i Trojës, prej të cilit ka
marrë edhe emrin. Ai hyn në kompjuter
dhe hap portat që i nevojiten një hakeri.
Infektojnë kompjuterët, që janë të lidhur
me të në formën e rrjetit, ose sulmojnë ata
të pambrojturit kur lidhen në internet.
Këta kompjuterë përdoren në distancë
nga hakerat, të cilët mbrojnë identifikimin
e tyre dhe në përgjithësi gjatë sulmeve
përdorin qendrat e internetit publik. Ky
lloj virusi përbëhet nga dy pjesë. Kemi
serverin, pra "Trojani", i cili duhet të përfundojë
në kompjuterin e viktimës dhe
telekomanda në qoftë se mund ta quajmë
kështu, të cilën e përdor hakeri për të
marrë nën kontroll kompjuterin e infektuar.
Në këtë mënyrë hakeri mund ta marrë
gati kontrollin e plotë në kompjuterin e
infektuar. Më pas rrjeti i kompjuterëve,
me një infeksion të tillë, përdoret për të
sulmuar faqe të ndryshme interneti, për
të dërguar miliona mesazhe "spam", ose
për çfarëdolloj tjetër synimi që mund të
kenë hakerat. Madje janë vetë këta kompjuterë
të cilët ndihmojnë edhe në
shpërndarjen e viruseve.
Një nga sulmet më të frikshme, sipas
një kërkimi që është bërë nga "Sophos",
një shoqëri e specializuar në këtë sektor,
ka qenë dërgimi i miliona mesazheve
e-mail me titullin "Shiko Anzheli
Zholi nudo". Ky mesazh ka mbërritur
në pjesën më të madhe të kompjuterëve
që përdorin internetin në të gjithë
botën. Është një truk i vjetër, por, duke
parë rezultatet, ka qenë shumë efikas.
Dhe të gjithë ata që nuk i rezistuan dot
premtimit për të parë imazhe të tilla të
aktores së famshme, u transformuan
me pa vetëdije në "zombie".
Përgatiti: Endrit Veleshnja

birdman-gazi  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free